E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Yale, shkolla e ligjit nderon Hillary Clinton me Çmimin e Meritës

20-08-2013 / Gazeta 55

Dyzet vjet pas diplomimit nga Yale School, Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton do të marrë Çmimin e Meritës nga Asociacioni Alumni i shkollës në fillimsezonin e sivjetme, më 5 tetor. Universiteti më prestigjoz në Shtetet e Bashkuara dhe nga më të njohurit në botë për Ligjin, nderon për çdo vit me një çmim vjetor, një ish-student ose studente të dalluar apo një profesor i cili ka qenë për një kohë të plotë anëtar i fakultetit për Ligjin, në të paktën 10 vjet. Yale University është një nga shkollat private në SHBA, të zinxhirit Ivy League Universitet të vendosura në New Haven, Connecticut. Ai është themeluar në vitin 1701 në Koloninë e Konektikatit, dhe është universiteti i tretë më i vjetër në sistemin e institucionve të arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Yale është konsideruar gjerësisht të jetë një nga universitetet më prestigjioze dhe selektive në botë. Disa prej Presidentëve të Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar mësimet në Universitetin Yale dhe një numër i madh senatorësh dhe kongresmenësh kanë studiuar në këtë universitet. Zonja Clinton do të marrë Çmimin e Meritës për "kontributin e jashtëzakonshëm në profesionin ligjor", sipas faqes së internetit të Universitetit Yale. Më parë këtë verë, Shoqata "American Bar Association" njoftoi se zonja Clinton do të nderohej me medaljen ABA - nderi më i lartë i organizatës - në takimin e saj vjetor në muajin gusht, duke e vlerësuar zonjën Clintonin për arritjet e saj si një avokate dhe aktiviste e dalluar e të drejtave të njeriut, rreth e përqark botës. Në backgroundin e zonjës Clinton në faqen e internetit të Universitetit Yale, shkolla e ligjit ka nënvizuar se para se të hynte në shërbim publik, zonja Clinton ka shërbyer si një avokate për llogari të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, gjatë hetimit të skandalit të shekullit  Watergate. Si një avokate me një praktikë private, ajo ishte e angazhuar në çështjet pro avokimit të fëmijëve, duke u bërë përfundimisht si partneri i parë i plotë firmës së saj ndër avokatet femra në SHBA.
Bill Clinton dhe Hillary Rodham - Historia e Dashurisë/Bill dhe Hillary u takuan për herë të parë duke i hyrë në zemër njeri tjetrit në vitin 1970 në Universitetin Yale shkolla e ligjit, në bibliotekën e shkollës. Hillary, thuhet se kishte vënë re që Bill ishte në kërkim të zemrës së saj, teksa i ngulte shikimin dhe përfundimisht ajo me guxim u afrua deri tek ai dhe i tha: "Nëse ju jeni duke shikuar për të më kërkuar mua, dhe unë jam duke shikuar për tek ty, kështu që ne nuk mundet të vazhdojmë vetëm duke u shikuar... por tani ...". Lidhjen ata e vazhduan edhe pas diplomimit nga shkolla e ligjit në vitin 1973. Bill mori Hillary në udhëtimin e saj të parë në Evropë. Ndërsa pushimet i mbajtën në Angli, Bill i ka propozuar Hillarit për herë të parë martesën në brigjet e Skocisë në Ennerdale. Hillary fillmisht thotë se nuk e pranoi propozimin e tij "duke i bërë gjoja naze, ashtu si e kanë zakon vajzat e reja kur bien në dashuri", duke i thënë se ajo e donte atë, por i nevojitej kohë për t’ia dhënë "zemrën". Bill tha ajo i ka propozuar përsëri, por Hillary i tha përsëri "jo"! Kur ata u kthyen nga Evropa, Hillary shkoi në Arkansas për të gjetur një punë. Ajo thuhet se deri atëhere nuk ka pasur shumë fat për punë, ashtu si pati në dashuri. Keshtu ajo vendosi të shkojë në shtëpi për të vizituar familjen e Bill-it. Në rrugën për në aeroport, çifti kaloi kohën në një shtëpi modeste me tulla me një shenjë për shitje, e cila u pëlqeu. Hillari i tha Clintoni se ajo e pëlqente këtë shtëpi për të jetuar. Kur ajo u kthye disa javë më vonë, Bill i tha asaj se ai e kishte blerë atë. Ai i tha asaj se "nuk mund të jetojë më vetëm dhe se ai shpresonte se ajo do të martohej me të. Pastaj erdhi edhe fraza: “Po, do të martohemi!” Çifti u martua në shtëpinë e tyre të re në Fayetteville, Arkansas më 11 tetor 1975, në një dasmë të vogël dhe intime. Ceremonia u ndoq nga 15 mysafirët. Hillary qe e veshur me një fustan të bardhë qendisur me dantella nga Jessica McClintock e blerë dyqanin Dillard. Ceremoninë e martesës e bekoi një ministër lokal metodist. Çifti Clinton kanë një vajzë të vetme, Chelsea-in, e cila është e martuar me izraelito - amerikanin Marc Mezvinsky.
 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›