Musaraj: Shqiperia ne NATO prodhon stabilitet Nga Emanuela C. Del Re
Interviste e zevendesministres se Mbrojtjes, Arta Musaraja dhene gazetes italiane “La Reppublica”, botuar dhe ne revisten e gjeopolitikes, “Limes”, nga me te rendesishmet ne Evrope. Zonja Musaraj flet ne pervjetorin e katert te Shqiperise ne Aleancen Atlantike
Shqiperia behet protagoniste e mirefillte e te ardhmes se Europes dhe kjo jo vetem sepse pas renies se regjimit komunist ne 1991, ka bere hapa gjigante ne fushen ekonomike, sociale e politike aq sa te jete kandidate per te hyre ne BE, por edhe sepse eshte transformuar nga vend perfitues i misioneve te paqes dhe stabilitetit, ne vend prodhues paqeje e stabiliteti.
NATO, qe sot regjistron ekspansionin territorial maksimal te arritur ndonjehere nga ndonje aleance ushtarake, renditi Shqiperine ne radhet e veta ne vitin 2009. 4 Prilli shenoi pervjetorin e katert si aleat, dhe vendi e gjen veten ne nje rol strategjik te rendesise primare. Vete Turqia, e cila ka bere investime te medha ne menyre qe Shqiperia te arrinte standardet ushtarake per anetaresimin, konsideron vendin e shqiponjave si nje “kolone” themelore per paqen dhe stabilitetin ne rajonin Ballkanik.
Eshte shume e ndergjegjshme per kete edhe Shqiperia, se siguria e nje vendi eshte e lidhur me sigurine e fqinjeve te vet, sic ka afirmuar Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ne diskutimin e tij ne Asamblene e NATO-s ne Shkurt, duke uruar qe te shikonte anetare ne aleance edhe vende te tjera te ish-Jugosllavise. Dikur destinatare e misioneve nderkombetare ne momente krize te cilat kane shenuar historine e viteve te fundit te Shqiperise, sot ajo merr pjese ne shume misione nderkombetare, mes te cilave misioni IFOR ne Afganistan me 322 ushtarake, numri me i larte referuar popullates se vendit. Mbeten te pazgjidhura ceshtje komplekse per vendin dhe rajonin dhe per kete anetaresimi ne Alenace eshte shumefaqesh. Shtetet e Bashkuara kane terhequr vemendjen per tendencat e toneve nacionaliste ne fushaten e zgjedhjeve politike qe do te mbahen ne qershor, si influencuese ne stabilitetin e rajonit.
Jane miliona shqiptaret qe jetojne jashte kufijve te vendit dhe presionet, sidomos ne jug te vendit ne kufi me Greqine ne rajonin e Camerise, mund te jene nje problem.
Gjithsesi, pikerisht ne kete optike, qendrimet e Shqiperise rezultuan fituese. Marreveshja e arritur ne 19 prill mes Kosoves dhe Serbise, mbi parimet baze te normalizimit te marredhenieve mes dy vendeve, nuk do te kishin qene te mundura pa bashkepunimin e Shqiperise. Arta Musaraj, Zevendesministre e Mbrojtjes se Shqiperise, mendon se impakti i hyrjes ne NATO te Shqiperise ka qene shume i forte: “4 Prilli 2009 shenoi nje vije ndarese te rendesishme, ndofta me te rendesishmen ne historine e afert te Shqiperise dhe sigurisht me percaktuesen ne historine e 100 viteve te para te shtetit shqiptar. Se pari, eshte nje indikator per sistemin e vlerave qe pershkojne aspiratat e Shqiperise, vlera te respektit per te drejtat e njeriut, vlera demokracie, paqeje, stabiliteti dhe sigurie. Ne te njejten kohe, tregon nje vizion lidershipi per te ardhmen e vendit ne nje kontekst me te gjere, ate te Ballkanit Jug-Perendimor dhe ne nje optike me te gjere, ate te Ballkanit dhe Mesdheut. Eshte themelore per Shqiptaret, per orientimin e tyre shume te forte drejt Aleances dhe integrimit evropian, duke patur parasysh se aktualisht eshte vendi evropian i cili tregon deshiren e anetaresise ne NATO dhe integrimi ne BE me te forte ne gjithe Ballkanin. Dhe kjo vlen shume me teper sesa konjukturat gjeopolitike apo gjeo-strategji, kjo eshte aspirate dhe fryme”.
Ne lidhje me veshtiresite e ndeshura nga vendi per tu anetaresuar ne NATO, Musaraj shprehet: “Ka qene nje proces i gjate, impenjues dhe i realizuar me sakrifica te jashtezakonshme nga Shqiptaret, por me nje vendosmeri te forte dhe te vazhdueshme. Nisur me 1992 me kerkesen e vendit per tu bere anetar i Keshillit te Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut dhe viziten e pare zyrtare ne gjithe historine e vendit te nje autoriteti te larte te shtetit ne NATO prej presidentit te kohes, Berisha, vazhduar me tej me leshimin e PfP(Partneritetit per Paqe). Ne 1995 Shqiperia behet zyrtarisht pjese e procesit per Planifikimin dhe Revizionin per Paqe me synim perftimin e kapaciteteve dhe kompetencave te kerkuara. Vitet ne vijim, deshmojne per nje avancim te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, marrjen ne vitin 1999 te statusit kandidat per anetaresim, firmosjen ne 2003 te “Kartes se Adriatikut 3-USA” per tu permbyllur ne 2009, vit ne te cilin Shqiperia u be anetare e NATO-s”. Kuptimi i ketij “finishi” sic e definon Musaraj nuk shihet vetem ne kendveshtrimin ushtarak, por edhe ne filozofine dhe mentalitetin e vendit, si faktor percaktues per lidershipin, duke i mundesuar vendit dhe qytetareve te tij te arrijne standarde qytetarie, pergjegjesie, ligjshmerie dhe vizioni per te ardhmen europiane. Musaraj shton se :“Ne fushen e mbrojtjes, Shqiperia ka ndermarre nje proces te thelle transformimi te brendshem te strukturave dhe ushtrise se vet, duke krijuar nje fizionomi krejtesisht te re, dhe totalisht te dallueshme, ne konformitet te plote me NATON dhe standardet e saj.
Nje tregues ky i rendesishem, nese mendojme regjimin e shkuar komunist, te ashtuquajturin “bosht i kuq” qe karakterizonte mbrojtjen e saj, misionin dhe vizionin ne antagonizem te plote me gjithcka ndodhej jashte kufijve te vendit. Nje ushtri e karakterizuar jo nga motivimi per t’i sherbyer vendit, por nga nje sens metaforik besnikerie drejt nje totemi te rrezikshem, dogmes komuniste”.
Shtrohet pyetja nese forcat e armatosura shqiptare jane realisht te integruara ne NATO dhe nese Shqiperia mund te renditet me te drejta te plota mes prodhuesve dhe mbrojtesve te stabilitetit ne bote. “Fundi i vitit 2013 do te shenoje edhe integrimin e plote ne NATO te Shqiperise, duke paraprire shume objektivin e vendosur qe eshte viti 2014. Duke folur per paqe e stabilitet, transformimi i statusit te vendit ka regjistruar “trofete” e vet. Vendi eshte kampion i padiktueshem ne nivel global per demontimin, regjistron pranine me te larte ne misione, si ai i Afganistanit referuar numrit te popullates dhe GDP-se, apo pjesemarrje te suksesshme ne misione si ai ALTHEA ne Bosnje-Hercegovine ne te cilin eshte operuar si njesi nen drejtimin e drejtperdrejte te komandes se EUFOR. Harta e operacioneve paqeruajtese te Shqiperise eshte e shperndare ne gjithe pikat e nxehta te globit ku operon NATO dhe BE, perfshi edhe operacione te suksesshme ne Irak dhe Afrike”,- thote Musaraj.
Shqiperia si anetare e NATO-s ne bote, ka sigurisht nje kuptim te forte ne nivel rajonal. Cfare roli mund te kete ne perkufizimin politik te sigurise se perbashket?
Pergjigjet Musaraj: “Perfaqeson nje realitet te dukshem, ne te njejten kohe perfaqeson nje perceptim te sigurise shume me te larte, per te gjithe ata qe jetojne ne rajon, por edhe te gjithe ata qe kane interes per rajonin ne lidhje me investimet dhe operacionet atje. Rajoni eshte bindshem shume me i sigurt se 20 vjet me pare, dhe perspektivat e integrimit ne Bashkimin Europian krijojne premisa per me shume stabilitet ne rajonin Ballkanik. Ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjite e reja qe prekin rajonin, jane ne te njejten kohe shkak dhe pasoje e asaj se si niveli i rritur i stabilitetit dhe zgjerimi i vendosmerise ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut sjellin zhvillim ekonomik duke sherbyer si nxites per nje zhvillim human te integruar ne rajon. Kjo do te thote reduktimin ne maksimum te perdorimit te termit “zgjidhje e konflikteve”, duke mbajtur parasysh faktin se nese bazat e konfliktit vazhdojne dhe nuk izolohen dhe kufizohen, rreziku i konfrontimeve dhe konflikteve qe vijne prej faktorit human, kushtezuar nga diferencat kulturore apo edhe te ngulitura ne matricat religjioze, shtuar edhe nga perplasjet per afirmimin e identiteteve kombetare, ne fjale te fundit do te rritet, duke e bere rajonin te paqendrueshem. Anetaresia ne NATO e vendeve te rajonit ne kete kendveshtrim, zgjeron mbrojtjen e perbashket, krijon kohezion mes vendeve, rrezikon riskun per sigurine te shkaktuar nga faktori human permes niveleve te rritura te integrimit dhe bashkepunimit”.
Ne kete kendveshtrim, eshte e nevojshme te investohet shume ne integrimin rajonal ne te gjitha nivelet. Nje detyre jo gjithmone e lehte dhe nje integrim ende i paarritur. Shqiperia synon lehtesimin e hyrjes se vendeve te tjera si Maqedonia, Bosnje-Hercegovina ne NATO? Nese po, ne c’menyre impenjohet dhe perse?
Zv. Ministria e Mbrojtjes Shqiptare, Musaraj pergjigjet: “Ne urojme qe proceset e anetaresimit te ketyre vendeve te pershpejtohen. Permbushja e reformave te nevojshme nga ana e tyre, do te jete nje konferme e vullnetit te tyre te pathyeshem per tu anetaresuar ne Aleance, duke konfirmuar ne te njejten kohe perthithjen e parimeve baze te NATO-s, si pjese e sistemit te vet te vlerave. Bashkepunimi mes vendeve kufitare qe perballen me te njejtat rreziqe eshte bazike, si per krijimin e nje stabiliteti afatgjate, ashtu edhe ne kohezionin sinergjik ne perballjen e kercenimeve qe vijne prej faktorit human nen forma te ndryshme perfshi edhe ate te trafiqeve te paligjshme. Prania e NATO-s ne Kosove ka rritur nivelet e stabilitetit ne rajon, duke deshmuar se zgjerimi, vec vendeve Ballkanike aktualisht anetare, do te prodhonte siguri ne zona te sensibilitetit te vecante”.
Nje stabilitet i nevojshem i shpresuar edhe nga Turqia me te cilen Shqiperia ka forcuar shume marredheniet. Nuk eshte rastesi qe Ministri i Mbrojtjes turk, Yilmaz, u shpreh se: “Kush e do Ballkanin te sigurt, duhet te deshiroje nje Shqiperi me te forte”.
Musaraj komenton kete pohim duke u shprehur se: “Afirmimi komentohet ne dy kendveshtrime: Ate te gjeo-politikes dhe ate te historise se anetaresimit ne NATO te Shqiperise, qe konvertojne te dy ne vleresimin e rolit qe ka vendi ne ekuilibrat Ballkanike. Kendveshtrimi i pare vjen nga nje vleresim realist i faktorit shqiptar ne zonen Ballkanike, ne vecanti ne ate jugperendimor: eshte nje realitet per tu konsideruar ne parashikimet e te ardhmes se zones, duke patur parasysh 2.831.741 Shqiptare qe banojne ne Shqiperi sot, 2.200.000 banues ne Kosove, rreth 580.000 banues ne Maqedoni, 70.000 banues ne Mal te Zi, dhe 500.000 qe banojne sot ne Greqi si rezultat i flukseve migratore nga vitet ‘90 e sot. Kendi tjeter i veshtrimit ve ne dukje vendosmerine, tempizmin, sakrificat e jashtezakonshme dhe thellesine e transformimeve dhe reformave te bera nga Shqiperia per anetaresimin ne NATO. Per me teper, roli ne misionet nderkombetare, ekuilibri i treguar nga vendi ne situata konflikti qe kane prekur rajonin, reformat dhe rezultate e arritura ne proceset e zhvillimit human, e bejne te drejte kete vleresim qe e konsideron vendin si “ylli i ri i Ballkanit” dhe nje “driver” i rendesishem ne zhvillimin e rajonit”.
Duke folur per popullaten shqiptare jashte kufijve te Shqiperise, nen c’menyre anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte lidhur me ceshtjen e Kosoves? Ndikon kjo ne menyren se si vendi vendos raportet me Serbine? Nese vendi nuk do te ishte anetar i NATOS, do ndryshonte perceptimi i tij i marreveshjes Serbi- Kosove?
Musaraj pergjigjet: “Dua te theksoj se anetaresimi i Shqiperise ne NATO nuk ishte nje “dhurate”, por nje rezultat sakrificash. E njejta gje vlen edhe per nje vizion te integruar ne paqe per rajonin. Historia e NATO-s ne Kosove eshte nje nga me te ndriturat, dhe nderhyrja konsiderohet si shembullore mes aktiviteteve te komunitetit nderkombetar ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, te lirise dhe demokracise. Me keto premisa, nuk ka dy menyra te te parit te marreveshjes Serbi- Kosove nga ana e Shqiperise. Ka vetem nje, ajo e dialogut qe krijon stabilitet qe eshte shenje serioziteti dhe ndergjegjesimi jo vetem per dy vendet, por per ekuilibrin ne gjithe rajonin. Ne te njejten kohe eshte shenje e pjekurise politike, pasi kur kjo gje eshte e pranishme ne Ballkan, ndikon shume lehte edhe ne pritshmerine e popullatave respektive, te cilat ne shume raste jane mesuar me demonstrime fraksionizmi”.
Shqiperia ka patur vleresime te BE dhe miratim nga shume vende per operimin e saj ne NATO, por terheqjet e vemendjes kohet e fundit nga SHBA-te per mos perdorimin e termave nacionaliste ne fushaten elektorale per zgjedhjet politike te qershorit, kane qene nje sinjal i forte. A ishin te justifikuara keto? Flamuret e Camerise valeviten ne cdo ure ne qender te Tiranes, bashke me sloganet per clirimin e saj. A eshte nje kercenim serioz shtysa separatiste? Shqiperia ne trajtimin e ceshtjes, duhet te sillet si anetar i NATOS?
Musaraj pergjigjet: “Sic thashe me pare, Shqiperia eshte vendi me shkallen e aspirates per integrim ne BE me te madhe krahasuar edhe me anetaret e vet. E njejta gje eshte e vlefshme per anetaresine ne NATO. Ne te njejten kohe, si gjithe vendet, ka te drejte te lexoje historine e vet dhe te definoje identitetin e vet. Kemi te drejte te flasim per vete, te bejme vleresime dhe te veme ne evidence fakte apo artikulojme nje realitet, pasi realiteti, edhe nese perkufizohet nga kende te ndryshme veshtrimi (sic ndodh shpesh ne rajonin e Ballkanit), eshte gjithmone aty dhe i prekshem. Dhe kjo nuk duhet konsideruar si tepri nacionalizmi. Eshte e vertete qe shekujt historik nuk mund te fshihen, dhe ceshtjet e identiteteve kombetare jane gjithmone te ndezura ne Ballkan. Por aty ku frymezimi dhe vendosmeria drejt integrimit ne BE dhe NATO jane te forta, tepria e zellit nacionalist, bie. Dhe duke permbushur dy kushtet e para, Shqiperia me qeverine Berisha, nuk mund vecse te konsiderohen si tejet konstante dhe ne ekuiliber ne pozicionin e tyre ne ceshtjet nacionaliste. E njejta gje vlen edhe per ceshtjet qe mund te konsiderohen objekt i te drejtes nderkombetare. E tashmja e nje vendi percaktohet ne menyre irreversibel nga vendimet e marra ne te kaluaren, por per sa i takon se ardhmes, jane jetike projektimet dhe vizioni qe krijohet sot, ne te tashmen. Ne kete moment historik, aspiratat e Shqiperise jane ato te integrimit Europian dhe luajtjes se nje roli gjithmone e me me shume pergjegjesi dhe aktiv ne kuader te NATO-s, nen yllin e paqes, te sigurise dhe respektit per njeriun, te vlerave te demokracise dhe te zhvillimit jo vetem per rajonin, por per mbare globin”.