E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia, internet falas ne Tirane

Gjigandi i telekomunikacionit ne Shqiperi, ALBtelecom tashme ka nisur te ofroje sherbimin e internetit (me vale) Wi-Fi ne hapesirat publike ne Tirane dhe po vazhdon me fazen e testimeve ne vende te ndryshme te vendit. Cdo abonent qe ka nje laptop, tablet, apo nje celular te zgjuar tashme mund te lidhet ne internet falas ne parqe, rruge, ambiente publike, praktikisht kudo ku shkon ne kryeqytet. Ky sherbim eshte promovuar gjate nje ceremonie ne Qytetin Studenti, ku kane qene te pranishem kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom Erkan Tabak. Gjate ketij aktiviteti, Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak, duke falenderuar Bashkine e Tiranes per mundesine dhe lejen qe i dha ALBtelecom-it per vendosjen e shperndaresve te sherbimit Wi-Fi, tha se ky projekt kombetar i nisur ne Tirane po vazhdon ne cdo qytet te Shqiperise. “Sot ne kryeqytet ne kemi sherbim aktiv Wi-Fi ne shumicen e vendeve publike dhe mjediseve universitare. Ne shpresojme qe deri ne fund te Majit te kemi sherbim ne te gjithe Tiranen. Dhenia falas e ketij sherbimi per dy ore ne dite eshte nje ndihme per te rinjte qe nuk kane mundesi blerjeje te sherbimit dhe kjo eshte nje pjese e Pergjegjesise sone Sociale. Ne e kemi deklaruar 2013-n ‘Viti i Internetit te sigurt’ dhe duam te ofrojme internet te sigurt per familjet shqiptare dhe te rinjte”, tha Tabak gjate konferences per shtyp.

Kurse z.Basha tha se dy ore falas internet ne 15 pika te qytetit eshte pa dyshim nje risi per Tiranen, per Shqiperine dhe per shume vende te rajonit, duke shtuar: “Natyrisht, interneti eshte nje perparesi me e madhe per studentet, ndaj kemi zgjedhur sot kete pike nga 15 pikat qe inaugurojme, sepse ne vetvete keto dy ore do te jene pa dyshim dy ore shume te mira, per te cuar me perpara ato aspekte te jetes studentore te cilat deri para pak vitesh nuk mund te imagjinoheshin jashte mureve te librarise dhe pa pranine e fleteve te librave”.

Ky projekt i ALBtelecom qe kerkon nje angazhim kompleks, eshte bere i mundur ne saje te nje stafi te kualifikuar dhe te trajnuar dhe nje bashkepunimi te nderthurur ekipesh. Synimi i tij eshte qe ta beje internetin te prekshem per cdo qytetar, ne cdo qytet te Shqiperise. Te gjithe perdoruesit Eagle mund ta perfitojne falas kete sherbim ne vendet publike me te populluara. Shpejtesia e internetit eshte e larte dhe ka kapacitete mjaft te mira per ta perballuar pikun me lehtesi. ALBtelecom Wi-Fi mund te perdoret ne cdo pajisje qe mbeshtet kete teknologji, laptop, tablet dhe telefon smart. Per perdoruesit kjo teknologji ofron gjithashtu edhe avantazhin e kursimit te baterise. Me kombinimin e infrastruktures se ALBtelecom dhe teknologjise se fuqishme 3G, ALBtelecom Wi-Fi eshte rrjeti me i gjere Wi-Fi ne Shqiperi. Testimet ne qytete te ndryshme jane drejt perfundimit.

Sherbimi wi-fi ofrohet aktualisht ne:

Zona e Bllokut (rruga “Brigada VIII”, rruga “Pjeter Bogdani”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Ibrahim Rugova”),

Libri Universitar – Sheshi Wilson,

Rruga e Kavajes,

Rruga “Myslym Shyri”,

Rruga “Sami Frasheri”,

Zona e Parlamentit

Prapa Muzeut Kombetar (rruga “Dede Gjo Luli”),

Stacioni i Trenit (rruga “Reshit Petrela” & bulevardi “Zogu I”)

Tregu cam (rruga “Cameria” & rruga “Shyqyri Berxolli”),

Liceu & Rruga e Elbasanit,

Prane RTSH (rruga “Ismail Qemali”),

Qyteti Studenti – sheshi “Demokracia”,

Pedonalja / Shetitorja “Murat Toptani” (3 hotspots)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›