E Diel, 1 Nëntor 2026

Bild sugjeron plazhet shqiptare: Pushimet ne jug kushtojne lire

Shqiperia, nje destinacion turistik qe po terheq gjithnje e me shume vemendjen e agjencive turistike dhe medieve nderkombetare. Tabloidi gjerman Bild ne versionin online propozon plazhet shqiptare si destinacione per te gjithe ata qe duan te marrin rreze dielli, duke shpenzuar pak. Ne artikullin e titulluar “Aty ku mund te shkoni per nje banjo dielli qe kushton lire”, Bild e rendit plazhet e Sarandes me ujin e kristalte dhe bregdetin ku nderthuret ai shkembor me ate ranor, krahas plazheve te tjera ballkanike, si ato te Ulqinit ne Malin e Zi, ato te Kroacise si dhe Bullgarise. Tabloidi gjerman fton gjithashtu turistet e huaj qe kane planifikuar pushime ne zonat turistike prane Shqiperise, si Korfuzi, te kalojne disa ore ne diell ne plazhet e pashkelura te Sarandes dhe zonave perreth, qe ende nuk jane prekur nga turizmi masiv.

Bild citon gjithashtu edhe portalin amerikan ne internet “Price of Travel”, qe ka publikuar nje liste me 14 destinacionet turistike bregdetare me pak te kushtueshme te Europes. Shqiperia me bregdetin e Sarandes renditet e treta, ne nje liste ku bejne pjese edhe destinacione teper te famshme si ishujt greke te Egjeut, plazhet spanjolle, italiane e ato turke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›