Kishte braktisur fëmijët, dënohet me burg
Një nënë e katër fëmijëve në Itali është dënuar me dy muaj burg me kusht dhe me 200 euro gjobë, pasi kishte braktisur fëmijët e vet. Ajo ishte larguar nga shtëpia katër vite më parë dhe nuk ishte interesuar më për fëmijët e vet. Pretendimi i saj ka qenë se dhunohej nga i shoqi dhe prandaj ishte larguar. Por, gjykata e ka dënuar atë për neglizhencë ndaj fëmijëve, pasi gjatë këtyre katër viteve nuk ishte interesuar asnjëherë për ta.