Harta botërore: Ja kush e ka më të gjatë
Kush e ka penisin më të gjatë në botë? Këtë pyetje e bëjnë të gjithë. Faqja e internetit Target Map (targetmap.com), ka publikuar hartën e botës sipas gjatësisë së penisëve. Interesant është fakti se gjatësia mesatare varion nga 17.93 centimetër deri në 9.66 centimetër.
Meshkujt në Kongo e kanë më të gjatë: mesatarisht 17.93 centimetër. Më pas vijnë ganezët me 17.31 dhe venezuelianët me 17.03.
Shqiptarët e kanë mesatarisht 14.73 centimetra, dhe futen tek vendet me penis mesatar. Maqedonia e ka 13.98, Serbia bashkë me Kosovën 14.87 dhe Greqia po aq sa ne, 14.73.
Në Azi ndodhen meshkujt me penisin më të vogël. Indianët e kanë 10.24 centimetër, kinezët 10.89 dhe koreanët e jugut 9.66 centimetër.