Obama, leksion futbolli brazilianëve
Pavarësisht se ndodhet përballë situatave delikate, siç është ajo për Libinë, presidenti amerikan, Barak Obama, nuk ka lënë mënjanë edhe momentet zbavitëse. Gjatë vizitës së tij të kryer në Brazil Obama ka qenë edhe në një qendër të rinjsh, të cilëve u ka dhënë edhe leksion në sportin numër një në Brazil futboll. A ja arriti presidenti amerikan kësaj gjëje. Nëse do të kishte zgjedhur basketbollin, ndoshta, por në futboll, vështirë se Obama mund tu mësojë diçka brazilianëve, qofshin këta edhe fëmijë.