E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e vrau popullariteti ariun polar Knut? (FOTO)

Ai ishte ariu më i njohur në mbarë botën. Knut jetonte në kopshtin zoologjik të Berlinit. U bë i famshëm pasi nëna e braktisi. Pamjet e tij kanë bërë xhiron e botës. Por para pak ditësh ai u shemb përpara 600 spektatorëve dhe ngordhi. Fëmijët nisën të qajnë me zë të lartë. Ishte një skenë e tmerrshme. Fillimisht u tha se ngordhi për shkak të një goditje në zemër. Por shoqatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve thonë se nuk e përballoi presionin e madh dhe stresin e përditshëm. Ai ishte kthyer në kafshën më të vizituar në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›