E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisinxher: Hillari Klinton mund të jetë një diplomate e përkryer

Ish Sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinxher, thotë se senatorja Hillari Klinton do të ishte një diplomate e lartë e "përkryer"në administratën e re amerikane.
Zoti Kisinxher lavdëroi përvojën e senatorës Klinton, duke thënë para një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në Nju Delhi se ajo zotëron aftësi të larta intelektuale.

Njohësit e politikës brenda Uashingtonit thonë se presidenti i zgjedhur Barak Obama po e konsideron senatorën Klinton për pozitën e Sekretarit të Shtetit në qeverine e tij të re.Zoti Kisingher thotë se në se Barak Obama vendos të zgjedhë senatoren Klinton, ky do të ishte një veprim ‘shumë i guximshëm' i tij pasi ajo është një ish kundërshtare nga gara presidenciale dhe ajo ka një personalitet të fortë, me prirje për të qenë e pavarur.

Zoti Obama pritet të bëjë të njohur listën e anëtarëve të kabinetit qeveritar, para se të marrë postin e presidentit, me 20 janar. //mm//

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›