E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, izraelitet vrasin 4 palestineze

Kater guerrilas palestineze kane humbur jeten ne lindje te Gaza City pas bombardimeve te avioneve izraelite, duke thyer keshtu "paqen"e vendosur prej disa muajsh nga palet.

Lajmin e bejne te ditur burime lokale, ndersa sipas izraeliteve, viktimat jane anetare te nje celule te armatosur qe po perpiqej te sulmonte territorin izraelit me raketa. Menjehere pas kesaj ngjarje ka rezguar kryeministri izraelit Ehud Olmert, i cili theksoi se pergjegjesia e prishjes se armepushimit eshte shkaktuar nga organizata radikale palestineze, Hamas.

Nderkohe, ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak ka shtuar se Izraeli eshte i interesuar te ruaje gjendjen e armepushimit. Barak nenvizoi se do ishte shume e gabuar nese gjendja pershkallezohet per shkak te nje veprimi te pamatur.

Armepushimi mes Izraelit dhe Hamasit eshte vendosur qe prej dates 19 qershor te ketij viti. 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›