Kitaristi i grupit “Guns N' Roses” ju fton sot për një birrë Korça
KORCË- Kitaristi i grupit “Guns N' Roses” Ron Thal Bumblefoot i ftuari special që do të performojë sot në mbrëmje në festën e “Birrës në Korcë” ka performuar të parë për publikun vlonjat në qytetin e Vlorës. Ekskluzivisht për televizionin Neës 24 në intervistën e tij të parë kitaristi i “Guns N' Roses” jo vetëm ka përshëndetur teleshikuesit me këngën e grupit “Guns N' Roses” , ‘Used To Love Her’, por i ka ftuar të gjithë qytetarët që të shijojnë muzikën e tij rock nën shijen e “Birrës Korça” sot në mbrëmje.
“Për festën e birrës dhe birrën Korca, ejani në festival do kënaqeni. Është shumë e thjeshtë kënaquni dhe shijoni dhe birrën Korca do jemi aty që të gjithë të argëtohemi , do shijojmë jetën për këtë bëhet fjala të shijosh jetën”, u shpreh Ron.
Ndërsa, fansat e “Guns N' Roses” në Shqipëri mund të mbajnë frymën pasi Ron ka bërë një deklaratë bombastike pasi premtoi para mikrofonit të News24 se do ti propozonte grupit të këndojë në Shqipëri.
“Ndoshta edhe vijmë do ia them Axel dhe grupit...ej performova vetëm në Shqipëri dua që herën tjetër të shkojmë të këndojmë aty, por sic e dini “Guns N' Roses” është një grup me shumë njerëz në staf, është goxha e kushtueshme ardhja këtu, por do të ishte një ide e mirë një person është e thjeshtë të vijë të performojë, por ka shumë shpenzime të vijë grupi nëse këtu do të jetë një promovues dhe merret me gjithë detajet po “Guns N' Roses” do të vijë në Shqipëri”, shprehet kitaristi.
Bumblefoot më pas ka elektrizuar publikun vlonjat me këngët me te famshme te “Guns N' Roses” si “Don’t cry” apo “Sweet child of mine”. Janë pikërisht këto këngë ikona te muzikës rock që janë adhuruar nga miliona fansa të grupit të cilat do të munden ti shijojnë sot në mbrëmje të gjithë qytetarët pjesëmarrës në festën e birrës në Korcë.
(e.m/News24/BalkanWeb)