Kivu: Ne do jemi surpriza e Evropiani
Kapiteni i Kombetares rumune, Kristian Kivu, eshte i bindur se Rumania, e cila konsiderohet si nje skuader e dores se dyte ne Grupin C, mund te jete surpriza e ketij Evropiani: "Kundershtaret tane na respektojne, por jam i bindur qe mendojne se ne nuk kemi asnje shans per t'u kualifikuar per ne raundin tjeter - ka deklaruar mbrojtesi rumun. - Per ne do jete nje avantazh i madh ta nisim kete Evropian si inferiore, sepse ne kete menyre mund t'i kapim ne befasi kundershtaret tane". Gjate ndeshjeve te fundit, trajneri rumun, Picurka, e ka aktivizuar Kivune si mesfushor, madje edhe kunder Frances, kapiteni i Kombetares rumune, mund te aktivizohet ne repartin e mesfushes: "Padyshim qe do preferoja te luaja si qendermbrojtes, por meqenese ne kombetare nuk eshte se kemi shume lojtare ne dispozicion ne repartin e mesfushes, do luaja edhe aty".