E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni&Del Piero, 45 gola te frikshem

Jeton Selimi

Potenciali i sulmit te Italise ka qene nje debat dhe ne te shkuaren. Numrat e te kalterve nuk kane nevoje per krahasime, menjehere sapo lexon listen e Donadonit. Mbetet per te pare sesi do te arrije tekniku te perzieje lenden e pare ne dispozicion te tij. Nga ajo qe eshte kuptuar keto dite, duke lene menjane Tonin si pyke fikse, trajneri e ka mbajtur ne kosiderate Del Piero, mbase si pyke te dyte, duke qene se skema 4-4-2 nuk ben pjese ne ADN-ne e trajnerit. Por ne fushen e "Maria Enzersdorfit", juventini ka luajtur shpesh dhe me deshire si trekuartist ne skemen 4-2-3-1 qe eshte perdorur ne disa seanca. Nje pozicion qe i ofron liri veprimi ne dyshen sulmuese me Tonin, duke punuar pas pykes se vetme ose te shfrytezoje hapesirat per te penetruar ne krahe. Nje dyshe, qe ka ne dore nje bilete formacioni me 45 gola.

Nje apo dy sulmues?

Ne grupin e Italise, Franca dhe Rumania luajne me dy sulmues. Domenek i beson shume eksperiences se Tieri Hanrise (ka mbyllur nje sezon jo te mire te Barcelona) dhe urise se Benzemase, nje prej me te talentuarve te Evropes, ndonese eshte vetem 20 vjec. Nje dyshe e ekuilibruar, ndryshe nga ajo rumune. Ketu, i pervuajturi (kundrejt Fiorentines) Mutu, praktikisht eshte i vetem ne repart, duke dale shume me siper sesa shoku i tij Siprian Marika. Sulmi i Holandes mbeshtetet ne shpatullat e Van Nistelroit, qe me ne fund ka arritur te fitoje besimin e Marko Van Bastenit, duke u shnderruar ne piken e referimit te vetem per treshen qe e mbeshtet pas shpine. Problemet per trajnerin jane te tjera, duke pare zinxhirin e demtimeve qe nuk ndalet vetem ne linjen e pare: pas Rajan Babelit, eshte Arjen Roben ai qe ndalet dhe mund te humbase disa ndeshje.

Nje Spanje e madhe

Ne leter, Spanja mund te krenohet me nje dyshe sulmuese te nivelit te Italise. Kjo sepse per momentin, Aragones nuk po fut mes titullareve majorkenin Guiza, i afte te beje gjera te medha (si dhe gabime te medha) ne zone. Per trajnerin e "Furie Ros", dyshja ideale e sulmit eshte ajo e perbere nga Fernando Torres dhe David Vija. Nje dyshe e madhe, e afte te shenoje 42 gola si bilete vizite. , 24 prej te cilave vetem "El Nino" qe ne Liverpul ka gjetur dimensionin e tij te vertete. Ne Angli, gjera te medha ka bere dhe Kristiano Ronaldo, i afte te shenoje nje mesatare te perbindshme golash, 31 gola ne 34 ndeshje ne kampionat. Ai eshte njeriu tek i cili ka besim Felipe Skolari per t'i dhene ngjyre anemikut Nunjo Gomes. Per t'u pasur ne vemendje eshte edhe Suedia, ku perkrah Ibtahimovicit, gjendet urtesia e Henrik Larsonit.

Euro 2008, 1.3 miliarde te ardhura

UEFA zhytet ne thesin e parave: 1.3 miliarde euro do te jene te ardhurat nga Kampionati Europian 2008, thuajse 50 per qind me shume se edicioni 2004. 60 per qind vine nga shitja e te drejtes televizive te shitur ne 200 vende (rreth 780 milione euro), 21 per qind nga marketingu i licencuar dhe sponsorizimet (273 milione euro), 12 per qind nga prodhime Vip (156 milione euro) dhe 7 per qind bileta ose 91 milione euro.

45 Gola ka dyshja sulmuese me e mire e evropianit dhe i takon Kombetares se Italise. Luka Toni me 24 gola eshte shpallur golashenuesi me i mire ne Gjermani, ndersa Alesandro Del Piero me 21 gola ka fituar "Kepucen e Arte" ne Itali.

42 Gola ka dyshja sulmuese e Kombetares se Spanjes, e perbere nga Fernando Torres dhe David Vija. Torres ka shenuar 24 gola me Liverpulin, ndersa Vija 18 gola ne Spanje me Valencian. "Kepuca e Arte" spanjolle eshte Guiza, por eshte rezerve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›