E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia i falet penalltise se Luka Modric

Jeton Selimi

Me shume interes pritjej perballja mes Austrise dhe Kroacise, jo sepse ne kete mes ishin te zotet e shtepise, por sepse skuadra e drejtuar nga Sllaven Bilic gjate fazes eliminatore te evropianit, ka shfaqur nje loje te admirueshme, te shpejte dhe shume te frytshme, qe i detyroi specialistet ta fusin Kroacine ne grupin e skuadrave-surprize. Pjesa e pare e ndeshjesh ka qene nje diktat kroat dhe ndonje rreze jete austriake. Kroacia kalon qe ne minuten e katert ne avantazh duke shfrytezuar mjaft mire penalltite qe holandezi Vink akordoi per ballkanasit. Olic pengohet nga Aufhausen dhe Modric ekzekuton saktesisht duke kaluar ne avantazh te tijte. Loja eshte e shpejte dhe e hapur, por ndryshe nga austriaket, kroatet mbrohen me mire dhe kundersulojne me rrezikshem. Olic eshte nje kercenim serioz ne cdo zbritje dhe Austria mund t'i falet gjyqtarit Vink qe toleroi kartonin e kuq ndaj Pogatetz per nje faull pikerisht ndaj kroatit. Ne minuten e 13-te Olic humbet nje rast mjaft te mire, por topi i gjuajtur me koke prej tij perfundon ngjitur me shtyllen. Rastin me te mire per gol austriaket do ta kene ne minuten e 39-te, kur Standfest kroson ne zone, por Pletikosa largon rrezikun. Me avantazhin minimal te kroateve, 1-0, mbyllet pjesa e pare e takimit. Ne fraksionin e dyte Austria eshte me kembengulese, madje 10 minutat e para te 45 minuteshit te dyte jane edhe momenti me i mire i te zoteve te shtepise. Skuadra e Hickersbergerit perpiqet te krijoje, por Kroacia mbron mire avantazhin e cmuar. Ofensiva kroate eshte mjaft efikase ne mesfushe, por ne fazen sulmuese, vendesit e kane shume te veshtire te koordinohen dhe pjesa me e madhe e aksioneve sfumohet ne menyren me te keqe. Rastin me te mire per te barazuar, austriaket e shperdorojne ne minuten e dyte shtese te takimit dhe me pas nuk ka me kohe per barazim. Kroacia merr tre piket e para.

Austri-Kroaci

Shenues: Modric 4' (pen)

Austria: Maco, Prodl, Stranzl, Pogatetz, Aufhauser, Saumel (Vastic 61'), Strandfest, Ivanshitz, Gercaliu (Korkmaz 68'), Harnik, Linz (Kienast 73')

Trajner: Josef Hickersberger

Kroacia: Pletikosa, Korluka, R.Kovac, Simunic, Pranjic, Srna, N.Kovac, Modric, Kranjcar (Knezevic 62'), Olic (Vukojevic 83'), Petric (Budan 72')

Trajner: Sllaven Bilic

Gjyqtar: Petern Vink (Hollande)

Kartone te verdhe: Pogatetz, Samuel, Prodl, R.Kovac


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›