Liqeni, kallëzim penal për shkollën “Uillson”
25/11/2011 Ky institucion ka abuzuar me prerjen e pemëve dhe bimëve të parkut, duke sjell dëmtimin e tij
Nis sot inventarizimi i pemëve e bimëve të parkut, tri fazat për mbrojtjen e liqenit
Pas evidentimit të dëmeve në parkun e Liqenit Artificial, Bashkia ka bërë kallëzim penal ndaj shkollës privat “Uillson”, e cila për vite me radhë ka ndërhyrë në prerjen e pemëve dhe prishjen e liqenit. Pasi policia bashkiake konstatoi pemët e prera dhe prova të tjera materiale në zonën ku është kryer dëmi, Bashkia vendosi të çojë para drejtësisë aktorët e përfshirë në këtë vepër. Nënkryetari Edmon Panariti, duke folur në territorin ku është evidentuar dëmtimi i parkut të Liqenit, ka deklaruar se “në emër të Bashkisë më lejoni të shpreh tronditjen e thellë, por njëkohësisht edhe indinjatën e thellë për këtë masakër mjedisore, për këtë krim mjedisor, por njëkohësisht më lejoni të shpreh edhe përçmimin e neverinë ndaj aktorëve që janë protagonistë të këtij shkatërrimi, të kësaj prerje abuzive, të prerjes së pemëve në parkun natyror të Liqenit Artificial. Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën”, - ka deklaruar Panariti. Për të shmangur situatat katastrofike mjedisore është vendosur që në bashkëpunim me organet e pushtetit qendror do të zbatohen penalitete të shumta, deri në revokim të licencës për ushtrimin e aktivitetit. Ndërkohë Panariti ka shtuar më tej se duke filluar nga dita e sotme Bashkia do të organizohet për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo bime, të çdo peme, të çdo shkurre dekorative në parkun e Liqenit Artificial, dhe kjo pas dy tri ditësh do të shoqërohet edhe me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin, që do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do t’i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit. Pas shkeljeve të shumta të konstatuara gjatë viteve të fundit nga subjektet të ndryshme tregtare që veprojë në këtë zonë, është konstatuar se ndotja e Liqenit nga derdhja e ujërave të zeza apo grumbullimi i materialeve inerte nga firmat e ndërtimit ka arritur në nivele alarmuese. Kundrejt kësaj situate shqetësuese është hartuar edhe plani i ndërhyrjes në tri drejtime, ku përfshihen ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në Liqen nga baret dhe restorantet, bllokimi i hedhjes së inerteve nga firmat e ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë, si dhe në afatgjatë nisja e punës për të aktivizuar kanalin që e lidh Liqenin Artificial me atë të Farkës, gjë që mundëson ekuilibrin hidrik dhe mosrënien e nivelit të ujit. Sa i takon disiplinimit të trafikut, nuk do të lejohet asnjë automjet privat, qoftë edhe automjet shërbimi, për të qarkulluar në zonën pedonale përveç automjeteve të autorizuara, me orare të kufizuara.