Egjipti hap kufiri me Gazën

Autoritetet egjiptiane rihapën kufirin mes Egjiptit dhe Gazës, pas mbylljes 5 ditore që kishte për qëllim të parandalonte kalimin e mijëra palestinezëve, në pritje për të hyrë nga pika e kalimit kufitar te Rafahut për të shkuar në shkollë ose në spital. Shumë të tjerë duan të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza. Nuk është e qartë se sa gjatë do të mbahet hapur kufiri. Lideret e Hamasit ne territorin palestinez kanë marrëdhënie të tensionuara me udhëheqjen egjiptiane të mbështetur nga ushtria.
Zyrtarët egjiptianë e kane akuzuar levizjen islamike se ndihmon militantët në Sinai dhe mbylljen e pikë kalimit kufitar të Rafahut e justifikojnë me shqetësimet për sigurine.
Qeveria e përkohshme e Egjiptit ka lehtësuar ndërkohë edhe ndalim-qarkullimin e orëve të natës, të vendosur pas trazirave te dhunshme te javëve te fundit ne vend, transmeton TCH.
Ai do të nis dy orë më vonë, në 21.00 me orën lokale ndërsa të premteve, kur organizohen zakonisht protestat, do te fillojë në 19.00.
Mbi 1 000 vetëe humben jetën në fillim të muajit gjatë përplasjeve të ashpra të mbështetësve të presidentit të përmbysur Mohamed Mursi dhe forcave të sigurisë që ngritën kampet e demonstruesve.
Ushtria, e cila e rrëzoi Mursin në 3 korrik, ka vendosur në Egjipt gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Vëllazerinë Muslimane që kërkon rivendosjen e tij në krye të shtetit, po e persekuton me shtypjen e dhunshme të tubimeve dhe arrestimin e anëtarëve të saj./Indeksonline/