Gjenden 10 granata të minahedhësve

Një ekskavator, derisa po hapte një kanal në oborrin e qendrës “Don Bosko” që ndodhet përballë FSK-së ish kazerma ushtarake e APJ-së, ka hasur në 10 granata të minahedhësve.Të shtunën vonë në mbrëmje FSK-ja e ndihmuar edhe nga policia lokale ka arritur të tërheq të pashpërthyera 10 granata të llojit minahedhës, transmeton rajonipress.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, tha për rajonipress se granatat janë gjetur në oborrin e “Don Boskos” të pashpërthyera dhe fatmirësisht shoferi i ekskavatorit ka shpëtuar pa lëndime.
Hashani tha se pa marrjes së informatës është izoluar i tërë vendi i qendrës “Don Bosko” dhe pjesëtarët e FSK-së kanë arritur që pa ndonjë problem të tërheqin granatat.
Qendra “Don Bosko” ndodhet përballë ish kazermës së ushtrisë jugosllave./Indeksonline/