Kjo femër pretendon se ka fëmijë me Justin Bieber (FOTO)
Share
I shkreti Justin Bieber. Tani është nën akuzë se ka ngjizur një fëmijë gjatë një momenti pasioni pas skene me një 20 vjeçare. Në të vërtetë shumëkush mendon se vajza është një tjetër mashtruese në kërkim të famës. Mariah Yeater pretendon se Bieber është babai i bebes së saj 3-muajshe. Ajo thotë se duhet bërë një analizë për të provuar se Bieber është babai i foshnjës së saj. Zëdhënësi i Bieber thotë se akuzat nuk janë të vërteta. Disa media shkruajnë se policia e Los Angelos mund të hetojë vajzën për përdhunim, pasi Bieber në atë kohë ishte 16 vjeç, dmth minoren.






