E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi nga Marsi: Sikur nuk u larguam fare (FOTO)

Share

Ata dolën të qeshur nga kapsula ku kanë qëndruar për 520 ditë. Misioni për në Mars ka mbaruar. Në fakt nuk kanë qenë në planetin e kuq, por kanë jetuar në Moskë, në një ambient të stimuluar sikur ishin në planetin e kuq. Ekipi i përbërë nga tre rusë, një francez, një italo-kolumbian dhe një kinez, dolën nga kapsula- e cila stimulon izolimin, stresin e lodhjen e një udhëtimi ndërplanetar- e vetmja gjë që nuk stimulohet është mungesa e peshës. Vëzhguesi i këtij eksperimenti tha se ata janë në gjendje të mirë. Secili prej tyre do marrë nga 100 mijë dollarë, përveç kinezit, shpërblimi i të cilit nuk është bërë i ditur. Ekspertët thonë se eksperimenti ka hapur rrugën për të udhëtuar drejt Marsit. Megjithatë kjo nuk pritet të ndodhë të paktën deri në mesin e viteve 2030.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›