E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulojnë se janë motër e vëlla pasi ngjizin një fëmijë

Share

Një çift në Afrikën e Jugut, që kishin pesë vite bashkë, kanë mbetur në shock të thellë pasi kanë mësuar se janë motër e vëlla.

Vajza, e cila pret të lindë muajin që vjen, ka mbetur e shkatërruar pasi ka zbuluar se babai i fëmijës së saj është vetë vëllai. Çifti ishte takuar në universitet dhe ata kishin vendosur të prezantonin prindërit e tyre përpara se të martoheshin. Gazetat vendase shkruajnë se gjatë takimit mes dy prindërve, ata zbuluan se ishin vëlla e motër, që ishin ndarë që kur ishin shumë të vegjël. Babai i djalit e kishte ndarë të ëmën në vitin 1983 pasi ajo e tradhtonte. Vajza u rrit nga nëna, kurse vëllai u rrit nga babai.

Ndërkohë, një studim i British Medical Journal arrin në përfundimin se gjysma e atyre që ndahen nga të afërmit në moshë të re, shfaqin ndjenja të forta seksuale kur ribashkohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›