E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo nuk është kërpudhë e dashur gazetare (VIDEO)

Share

Një reportere e re kineze është kritikuar pasi gabimisht kujtoi se një lodër seksi ishte kërpudhë.

Banorët e një fshati në perëndim të qytetit kinez Xian kishin zbuluar lodrën e seksit duke gërmuar. Të habitur dhe konfuzë me atë që kishin gjetur, ata njoftuan stacionin lokal të lajmeve, që menjëherë dërgoi një reportere të re, Younfeng Ye në vendngjarje.

Ajo raportoi se ajo ishte si një kërpudhë, që dukej se kishte një si gojë, ishte e lëmuar dhe kishte edhe një vrimë tej e tej.

Por shumë teleshikues telefonuan në studio duke thënë se ajo kërpudhë misterioze ishte një lodër seksi, një vaginë artificiale.

Kanali televiziv kërkoi falje me anë të një deklarate. Ata thanë se gazetarja e tyre ishte e re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›