E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradhtojnë njëri-tjetrin njëkohësisht në të njëjtin hotel

Share

Një çift bashkëshortësh në Kenia duket se nuk kanë qenë të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta tradhtojnë njëri-tjetrin. Por, kanë bërë një gabim fatal: kanë shkuar njëkohësisht në të njëjtin hotel me të dashurit e tyre.

Mësohet se dy bashkëshortët e kanë zbuluar tradhtinë e njëri-tjeterit, pasi në hotel u fikën dritat dhe ata u detyruan që të dilnin në korridor. Aty janë përballur me njëri-tjetrin dhe kanë filluar të zihen fizikisht.

Burri kishte njoftuar më parë gruan e vet se do të vonohej në punë dhe kishte shkuar në hotel me të dashurën e vet. Duke përfituar nga ky fakt, edhe gruaja e tij ka marrë në telefon të dashurin e vet dhe ka shkuar për fat të keq, në të njëjtin hotel ku ndodhej bashkëshorti i saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›