E Diel, 1 Nëntor 2026

Art në autobus

TIRANË – Jo vetëm reklama mbi autobusë. Edhe postera sensibilizues për probleme sociale.

Projekti ‘Art në autobus” ka në koncept që me performancë artistike, si grafika dhe dizajni, të sensibilizojë shoqërinë rreth dhunës në familje dhe duhanpirjes. Posterat fitues si: Liria juaj mbaron aty ku fillon shëndeti im, Stop dhunës në familje, Duhani shkurton jetë, Mos hesht! u dhanë dje në një ceremoni.

Prania e OSBE do të ndihmojë në çrrënjosjen e dhunës në familje. Me anë të këtyre posterave, njerëzit shijojnë punët artistike, por edhe bëhen më të ndërgjegjshëm për këto dëme. Dhuna në familje duhet të përballet me një veprim të fuqishëm gjyqësor.”, tha ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nga ana e tij u shpreh: Shqipëria ka probleme me duhanpirjen dhe dhunën në familje, të cilat janë dy nga problemet më të mëdha të këtij viti. Policia e Shtetit po aplikon modelin e policisë në komunitet, duke përfshirë publikun. Një rast i tillë është edhe ky me studentët e Akademisë së Arteve”.                                                                                                                 /M.A./

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›