"Kjo nuk ka ndodhur per 40 vjet"
Shkoder- Ne lagjen "Ajasem" te qytetit te Shkodres, shtepite i ndan nje mur nga ujerat e lumit Drin. Kjo eshte zona me e prekur nga permbytja e fundit, ku dhe xhamia noton nen uje. Te gjithe banoret jane evakuuar, por nuk harrojne te sherbejne 24 ore per te ruajtur shtepite nga ndonje hajdut. Ne hyrje te pjeses kryesore te lagjes do te dallosh varka peshkataresh, qe sherbejne per levizje nga rruga ne banesa. Prena Ceta eshte nje prej banoreve te demtuara se bashku me dy djemte e saj Martin dhe Edmond Ceta. Ata shprehen se demet shkojne te pakten 5 mije euro ne orendi shtepiake dhe me teper si deme materiale ne objekt. Te njejten gje shprehin edhe familjet e tjera te demtuara, rreth 100 shtepi. Me poshte nje interviste me 58 vjecaren qe teksa loton per katastrofen qe i ka ndodhur, kerkon edhe ndihmen e shtetit per kompensim. "Kjo nuk ka ndodhur per 40 vjet qe une banoj ne kete lagje dhe 28 vjet ne kete shtepi",-thote Prena.
Prej sa ditesh eshte permbytur shtepia juaj dhe ku jeni akomoduar?
Prej tete ditesh ketu u kthye gjithcka ne liqen. Uji hipi mbi shkalle dhe me pas hyri ne shtepi duke na demtuar gjithcka. Sic e shikoni ka shkuar deri ne rreth 1 m ne brendesi dhe ketu (tregon me gisht dollapin dhe rrobat e lagura). Jam 58-vjece, kam tre femije, dy te martuar dhe nje beqar. Djali i martuar ka dy femije. Te gjithe jetonim ne kete shtepi. Tani femijet e djalit i kemi cuar ne Kiras, tek dajat, ndersa ne po qendrojme tek vellai im ne qender te Shkodres.
Ju vete flini ketu?
Tere diten, deri ne oren 24:00 te nates e kalojme jashte, duke u endur verdalle, ndersa ne mbremje fleme tek vellai im. Por jo shume, pasi ne oret e para te mengjesit duhet te vij ketu per te ruajtur shtepine nga frika e ndonje hajduti apo rritja e nivelit te ujit, pasi kemi te gjitha orendite ketu dhe plackat e tjera. Te gjithe ruajme me turne, zevendesojme njeri-tjetrin.
Ju eshte ofruar vend per te fjetur apo ndihma nga shteti?
Na kane lene nje dhome tek "Rozafa" per te qendruar keto dite, por nuk shkojme dot sepse eshte shume larg dhe pa ngrohje. Ndihma ka pasur ne ushqime apo veshje, tre here deri tani nga shoqata, organizata dhe bashkia. Por demet na shkojne te pakten 5 mije euro vetem ne orendi shtepiake, pa llogaritur ndertesen.
Sa deme ka pasur si pasoje e permbytjes?
Demet materiale e shtepise kane qene te pallogaritshme. Pothuajse te gjitha mobiliet i kishim blere te reja, perfshire edhe parketin e shtepise meqe edhe festat e fundvitit po afronin. Kam 28 vite ne kete shtepi. Brenda ketyre viteve uji ka depertuar tre here, por asnjehere sikur tani, ndaj dhe mendoj se eshte menaxhuar keq situata, pasi e shihni vete si eshte kthyer Shkodra. Kete vit niveli i ujit eshte rritur me 30 cm me shume, por kaq ka mjaftuar qe shtepite tona te shkaterrohen ne kete menyre.
Bisedoi: Drilona Nokshiqi