E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjani: Nuk po na ndihmojne, po bej roje ne shtepi

Arjan Alia banon ne lagjen periferike te Shkodres, "Salo Halili", vetem pak metra nga qendra dhe afer liqenit. I riu 30-vjecar tregon se kjo permbytje nuk kishte ndodhur kurre, dhe pas zones se Livadeve, lagjja e tyre eshte zhytur nen uje. Megjithese niveli kishte pesuar renie me gjysme metri ne krahasim me mbremjen e se premtes, serish sipas Arjanit uji ka hyre ne shtepi duke demtuar gjithcka. Gjume nuk fle, pasi i duhet te ruaje shtepine. Per me teper kur ditet e fundit ka degjuar per shqetesimet e banoreve buze liqenit pasi ne banesat e braktisura kane zbarkuar hajdutet. Ne lagjen qe ndodhet pak metra nga qendra, sheh banore te zhveshur deri ne gju dhe te zbathur, qe kalojne permes pellgut per te hyre ne banesa. "Nuk na eshte ofruar as ndihme, vetem inspektori i policise ka ardhur per te vezhguar. Nuk e dime se c'ndodh, pasi uji na ka hyre ne shtepi", thote Arjani, qe mbeshtetet edhe nga grupi i banoreve qe e rrethojne. Dhe per te kaluar pellgun gjigant te ujit, i duhet te perveshe pantallonat dhe te kaloje zbathur. "Deri mbreme kemi fjetur ne nje shtepi ketu ne lagjen afer, ndersa sonte akoma nuk e dime ku do te kalojme naten pasi uji ka depertuar edhe atje", thote 30-vjecari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›