E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo po që është një dasëm Mbretërore! (FOTO)

Gjermania ka pasur një dasëm Mbretërore gjatë ditës së djeshme, pasi është martuar Princi Georg Friedrich Ferdinand me Princeshën Sophie të Isenburg.

Mediave angleze nuk u ka shpëtuar ky eveniment dhe kanë bërë krahësime me dasmën Mbretërore të Kate dhe Uilliam.

Në krahësim me dasmën e Kate dhe Uilliam, dasma Mbretërore gjermane, për mediat britanike duket qesharake, me pak klas dhe me njerëz që, përveç gjakut mbretëror, nuk kanë asnjë lidhje me finesën mbretërore.

Për këtë arsye, mediat britanike nuk e kanë humbur mundësinë që të tallen me gjermanët, të cilët nuk është se i kanë edhe shumë qejf.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›