E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kjo punë ka marre fund, kur ne të themi se kjo punë ka marre fund"

 

Për Gërdecin, nuk duhet thënë, nga qytetarët dhe nga gazetarët, që "kjo punë ka marrë fund". Nuk duhet të themi se kjo punë ka marrë fund, në rast se duam që kjo punë të mos marrë fund.

Kjo punë duhet të marrë fund, kur ne qytetarët të bindemi se janë dënuar ata që e krijuan këtë punë, atëherë mund të thuhet se kjo punë ka marrë fund.

Nuk duhet që kjo punë të marrë fund, njësoj si kanë marrë fund shumë punë të tjera para kësaj. Le të mos e fusim Gërdecin në radhën e ngjarjeve si '97, ku të themi "Ç'na e kujtoni '97-ën dhe Gërdecin, ato i takojnë një periudhe tjetër", sepse ishte ky faji ynë pas '97-ës që polli Gërdecin, ashtu siç do të jetë faji ynë në rast se e konsiderojmë Gërdecin si ngjarje të një epoke tjetër. Të tjerë Gërdecë/'97-ta do të kemi në epokat e ardhshme, po nuk i shkuam deri në fund Gërdecit të epokës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›