E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjendari i Rolling Stones, Mick Jagger mbush 70 vjeç

ANGLI- Mick Jagger, këngëtari i grupit të njohur muzikor, Rolling Stones feston sot ditëlindjen e tij të 70-të. Ai konsiderohet si një figurë legjendare e muzikës “rock and roll” dhe për më tepër se 50 vite ishte fytyra dhe zë i njohur në industrinë e muzikës në gjithë botën.

Shumë vetë e konsiderojnë këngëtarin Jagger si djalin tipik ekstravagant të muzikës “rock and roll”. Ai ka jetuar një jetë me alkool, femra dhe këngë.

Ndër këngët e tyre më të mira, që kanë pasur sukses në gjithë botën, janë “Satisfaction”, “Jumpin Jack Flash”, “Sympathy for the Devil”, dhe shumë të tjera.

I lindur më 26 Korrik të vitit 1943, në Dartord të Anglisë, me emrin Michael Phillip Jagger, ai së bashku me muzikantët e tjerë Keith Richards, Bill Wyman, Brian Jones dhe Charlie Watts, në vitin 1962 formoi grupin Rolling Stones, që është aktiv edhe në ditët e sotme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›