Kosova drejt organizimit të zgjedhjeve në veri
PRISHTINË - Në raundin e 14-të të bisedimeve të nivelit te lartë politik Kosovë-Serbi, para dy ditësh në Bruksel, nën kryesimin e BE-së, është bërë progres në veçanti drejt organizimit të zgjedhjeve lokale kosovare në 3 nëntor, edhe në veri të Mitrovicës e të Kosovës, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë para pesë vitesh.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pak më parë, ku Kryeministri Hashim Thaçi, i kthyer nga Brukseli, shprehu besimin se procesi i zgjedhjeve do të jetë i suksesshëm.
"Kam besim të plotë se ky proces i zgjedhjeve lokale do të jetë i suksesshëm, me përfshirje të të gjitha komuniteteve e organizim në gjithë territorin e Kosovës, në të njejtën ditë, në 3 nëntor 2013”, theksoi ai.
Kryeministri Thaçi tha se në këto zgjedhje, në veri, OSBE-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vet, në përputhshmëri me kërkesën e autoriteteve kosovare, që të lehtësojë e organizojë zgjedhjet në veri, ku do të jenë edhe përfaqësuesit e KQZ-së së Republikës së Kosovës.
"Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha partitë politike, gjithë spektrin politik, për një pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje të serbëve edhe në veri”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.
Në 18 korrik, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka shkruar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherit Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, të cilën e fton të dërgojë një mision të BE-së për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
(m.a/ata/BalkanWeb)