Klani Alia-Ruçi, sërish barrikadë përballë alternativës së integrimit në Europë
Gramoz Ruçi, firmëtari i ekzekutimit të katër martirëve më 2 prill 1991 në Shkodër është fytyra e opozitës, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Përballë kësaj alternative, edhe njëherë shqiptarët do përballen me 8 maj, për një çrrënjosje finale nga politika të metastazave të diktaturës
Protestat kundër regjimit diktatorial në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën 4 të rinjve në qendër të Shkodrës. Protestat e iniciuara në të gjithë Shqipërinë, arritën kulmin në kryeqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e popullsisë vendase, për të shembur regjimin e kalbur, i cili mbahej në “këmbë” nga “duart e gjakosura” të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë.
Ish ministri i diktaturës dhe krahu i djathtë aktualisht i Edi Ramës, Gramoz Ruçi dha urdhrin e zi, për ekzekutimin e 4 të rinjve, se pse po protestonin kundër hafijeve vrasëse të diktaturës gjakatare të trashëguar nga Enver Hoxha. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën 4 jetë të pafajshme, 4 jetë rinore të cilët u bënë martirë të demokracinë për të çuar në vend nderin e kombit.
Vrasja e 4 personave në Shkodër, nuk është një vrasje enigmatike dhe e mbushur me mistere, por një ekzekutim i hapur dhe me urdhër të ish ministrit të Brendshëm enveristit, Gramoz Ruçi, dhe me pajtimin e Ramiz Alisë. Por, e keqja nuk është kapërcyer. Ndonëse kanë kaluar plot 19 vjet nga kjo vrasje makabër, e keqja është përsëri përballë nesh dhe vazhdojmë të ndjehemi të rrezikuar. Gjakpirësit e Enverit, vazhdojnë të selektojnë të tjera krime kundër shqiptarëve dhe rendit shtetëror në tërësi.
Vrasësi i martirëve të 2 prillit kapardiset në Kuvendin e Shqipërisë sa herë t’i teket qejfi dhe ta përdorë atë si shtojcë të interesave megalomane bashkë me Edvinin. Së fundmi ai është zgjedhur edhe kryetar i grupit parlamentar socialist, për të përcjellë kështu zërin e kërcënimeve, pse jo edhe për “ekzekutime” të mëtejshme, këtë radhë jo në njerëz, se ndonëse do jetë ngopur me gjakun e shqiptarëve, por “vrasjen” e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi.
Kursi që po ndiqet nga Gramoz Ruçi dhe Edvin Rama, është tipik i firmëtarëve të së keqes së kombit, të bllokojë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e dyerve drejt Europës për shqiptarët. Vrasësi i 4 martirëve, nuk ka asnjë interes për rininë shqiptare, interesi i tij i vetëm është inkorporimi i politikës së bllokimit dhe “vrasjes” masive të çdo hapi apo progresi të hedhur nga qeveria “Berisha” për 5 vjet me radhë.