E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klarineta dhe familja e saj

Është homazh muzikor për Festën e Gruas, sonte, në Teatrin e Operës dhe Baletit, ora 19.00. Instituti Italian i Kulturës propozon recitalin e një çifti instrumentistësh, klarinetistin Piero Vincenti dhe pianistja Marsida Koni. Programi i tyre sjell Këngë popullore napoletane me tarantella për klarinetë të vogël dhe piano të Cavallini-t, Romancë dhe Valzer mbi veprën Faust nga Gounod dhe pjesë klarinetë nga Magnani. Më tej: Variacione mbi temën popullore shqiptare, Ballade për piano solo të Vorpsit, Koncertin për klarinetë solo të Bucchi-t, Romanca për klarinetë dhe piano të Schumann-it, pjesën Blues nga Një amerikan në Paris të Gershëin-it dhe Gualdi-t.

Vincenti cilësohet ndër klarinetistët më të mëdhenj italian, që zotëron me mjeshtëri dhe profesionalizëm të gjithë familjen e klarinetës, duke filluar nga mibi i vogël, te korno, klarineta dhe kontrabasi. Ndërsa Marsida Koni, është fituese e shumë çmimeve dhe konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, me aktivitet të pasur koncertor në teatro evropianë dhe amerikanë. / E.D.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›