E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamje tjetër nga bota e Tasos

Brenda një kohe shumë të shkurtër piktori Anastas Kostandini prezantohet me një tjetër ekspozitë personale. Quhet «Mikropolis», hapet sonte, ora 18.00, në Galerinë «FAP». Piktori e quan eksperimental këtë prezantim sepse ka tentuar të endet jashtë territorit të pikturës duke provuar me kolazhin, montazhin, instalacionin apo skulpturën. Falë groteskut Taso «arratiset nga diktatura dhe autoriteti i tablosë» dhe nëpërmjet këtij fluturimi simbolik mbi botë, riformulon një vizion personal për botën. / E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›