E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasa e mesme ruse bëri fushatë kundër Kremlinit

06-03-2012 / Nga Joshua Yaffa (Foreign Affairs)

Analiza e njerëzve që dolën në shesh kundër Vladimir Putinit

Të dielën pak minuta pas orës 14 të drekës, rruga Garden Ring në Moskë u mbulua me dëborë. Organizatorët e protesave të opozitës së Rusisë shpresuan të sistemonin disi një  zinxhir me njerëz që do të kalonin në rrethin e plotë. Ishin gjithsej 34 000 njerëz. Pikërisht në orën 14, ora e demonstratës ishte menduar të niste, në një kohë që unë po qëndroja pranë një stacioni metroje të Sukharevskay-ës që ishte plot me njerëz krah për krah, duke folur e duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Në kostumet dimërore kishin vënë nga një fjongo të bardhë. Një çift i ri, Alexei dhe Nina sapo mbërritën. “Donim të ishim bashkë me gjithë këta njerëz” më tha Alexei. Turma përreth meje ishte e gjallë dhe e gëzueshme; ndërkaq, makinat me shiritat e varura jashtë dritareve të pasagjerëve bënin xhiro dhe shoferët e tyre u bien borive, si për të treguar solidaritet. “Ata nuk vendosin dot për ne”, tha ai duke iu referuar Putinit dhe aleatëve të tij në Kremlin. “Jemi këtu për të treguar se do vendosim vetë për veten tonë”. Pak hapa më tej, një grup të moshuarish valëvitnin disa piktura. “Duam të themi se ne ekzistojmë, jemi këtu” tha Georgy Avilov, një 26 vjeçar.
Ai ishte bashkë me 2 miq: Nikita Ananin, inxhinier dhe Denis Vavayev, jurist. “Qeveria duhet ta marrë parasysh mendimin tonë” tha Ananin. “Mbi të gjitha, ne nuk jemi grup i vogël” shpjegoi ai, duke bërë me gisht nga turma që po zhdukeshin nga fundi i rrugës. Putin ndërkohë mezi po e pret votimin.
Nën pushtetin e Putinit - si fillim si president, më pas si kryeministër dhe tashmë përsëri presidenca – vendi ka përjetuar ndryshime të thella ekonomike dhe shoqërore; ai krijoi klasën e mesme ruse. Fakti që ky grup është forca më energjike kundër Putinit e ka marrë zanafillën nga Moska dhe shumë nga qytetet ruse janë një dëshmi si për sukseset, edhe për zhgënjimet në epokën e Putinit: një numër i konsiderueshëm i popullsisë ruse tashmë është materialisht e sigurt dhe beson se do të jetohej më mirë nën sistemin e paanshëm. Kësisoj, Rusia nuk ngjason me vendet e Pranverës Arabe, ku entuziazmi revolucionar u përzie me rininë, të cilët ishin të pashpresë e të irrituar dhe e ndjenë se nuk kishin asgjë për të humbur. Situata në Rusi është krejt e kundërta: ka një popullsi më të vjetër dhe të tilla revolucione kanë më shumë mundësi të humbin, nëse sistemi politik do të ishte i destabilizuar. Por, kjo nuk do të thotë se dëshirat do të ishin të lehta për Kremlinin, që të përmbusheshin. Ata që janë në ankth për ndryshimin politik në Rusi flasin me fjalorin e “dinjitetit” duke dashur të kishin një zë përfaqësues në atë që kam dëgjuar që është sistemi “normal” apo “I civilizuar” – bota që ata shohin në internet dhe gjatë udhëtimeve të shpeshta në rritje drejt perëndimit. Është e vështirë ta imagjinosh Putinin brenda një sistemi politik dhe shoqëror, duke qenë se do t’i kërkohej të ecte kundër instinkteve të veta politike.
***
Rusia, ndryshe nga ekonomitë e zhvilluara, ka patur një inteligjencë të mirëfilltë që ka funksionuar si një lloj klase e mesme në pritje. Këta ishin njerëz të lindur në Rusi – doktorë, profesorë dhe kështu me radhë .
“Rusia gjithnjë ka pasur një proto-klasë të mesme” u shpreh Kingsmill Bond, i cili ka udhëtuar në provincat e qyteteve në këto20 vitet e fundit. “Të ardhurat dhe informacioni i kthyen ata në një klasë të mesme tipike”. Nga viti 1999, vit kur Putini u bë kryeministër dhe më 2008, kur ekonomia globale era, GDP e Rusisë u rrit në 7% në vit, shumë më shpejt sesa në kohën e Stalinit më 1920 dhe 1930.
Efektet ishin dramatike: pagat u trefishuan dhe varfëria ra mjaft. Marketet për agjencitë imobilare, makinat, telefonat celularë patën një bum; sot më shumë automobilë blihen çdo vit në Rusi sesa në Gjermani dhe pothuaj 45 milionë rusë përdorin internetin rregullisht.
Një pjesë e madhe e rritjes ekonomike erdhi prej rritjes së çmimit të naftës, që arriti kulmin në korrik të vitit 2008. Clifford Gaddy, një ekonomist i specializuar në Rusi, e kishte krahasuar pavarësinë mbi naftën dhe gazin me një “hinkë të kthyer përmbys”, në të cilën rritja ekonomike rrjedh nga një numër i vogël i industrive të përqendruara. Gaddy më pas shpjegon se “Nuk mund të themi se zhvillimi i klasës së mesme i atribuohet dhënieve me qera të naftës dhe gazit, por pa këto hyrje, nuk do të kishte qenë e mundur”. Disa nga reformat e hershme ekonomike të administratës së Putinit, kryesuar nga ministrat Alexei Kudrin dhe German Gref, gjithashtu kishte një dorë të pamohueshme në stabilitetin e ekonomisë pas goditjeve të vitit 1990 dhe ndërtimit të një baze për rritjen e shpejtë të viteve 2000. Në vitet e para në zyrë, Putini luante rolin e një autoritari modern, që përkrahte ligjet e reja mbi zotërimin e tokës, taksat për reformat etj.
Nën përfshirjen e çmimeve globale të energjisë që vazhdonte të rritej e të rritej, Kremlini i Putinit eci drejt shtetëzimit dhe lejoi zyrtarët e të gjitha niveleve të shtetit të burokracisë shtetërore për të pasuruar veten në shkëmbim të besnikërisë.
***
Klasa e mesme nisi të humbte besimin në këtë pakt nga fundi i vitit 2008, me rënien e ekonomisë globale. Rënia e çmimit të naftës dhe shtrëngimi i depozitave bankare e goditi rëndë Rusinë. Pagat u ulën dhe shumë të punësuar sidomos në sektorin e agjencive imobilare ngelën pa punë. Qeveria ruse duhej të shpenzonte 200 bilionë dollarë për të përkrahur vlerën e rublës. Në fund ekonomia ruse shpëtoi falë ndërhyrjes që qeverisë dhe nga rikthimi i çmimit të naftës. Gjatë gjithë vitit 2000 sistemi ishte ndërtuar nën idenë se shteti kishte një rol dominues dhe ishte në gjendje të siguronte një lloj garancie për stabilitetin dhe mirëqenien”, shpjegoi Andrei Yakovlev, zëvendës rektori i Shkollës së Lartë Ekonomike të Moskës.
“Kriza tregoi që mbase kjo ide nuk ishte edhe aq e besueshme”. Në të njëjtën kohë, shteti po zbulonte veten për të qenë më pas i besueshëm në mënyra të tjera. Depërtimi i korrupsionit në jetën e përditshme u bë shumë i vështirë për t’u shpërfillur.  Transparency International tashmë e rendit Rusinë në vendin e 143, nga 183 vende ku mbizotëron korrupsioni.
Për shumë nga vendasit rusë, u bë e mundur që të jetonin larg lojrave opake të Putinit për të centralizuar pushtetin. “Ne u mësuam me këtë stil jete, me mënyra të tjera sjelljeje: në biznes, në marrëdhënie e argëtim” u shpreh Bogdanov. Brenda dy vitesh klasa e mesme ruse u la në një gjendje rebelimi, por të paqtë. i duhej vetëm një këmbëz e jashtme për ta nxjerrë pakënaqësinë mbi sipërfaqe. Kjo mund të vinte prej dy ngjarjeve: së pari, deklarata e Putinit shtatorin e shkuar se ai dhe jo Medvedev do të kërkonte kthimin si president; dhe së dyti, zgjedhjet parlamentare të dhjetorit që shkoi, të cilat rezultuan me falsifikime dukej se do të rrisnin rezultatet e partisë së bashkuar ruse. Këto zgjedhje sollën ndryshimin e pritshmërisë dhe tolerancës në komunitetet urbane.
Para disa vitesh Mikhail Dmitriev, presidenti i qendrës për kërkime strategjike po përgatiste raportet e dokumentuara për ngritjen e klasës së mesme ruse. Këtë ndryshim ai e quajti një shfaqje të “sjelljes radikale antiqeveritare”. Vitin që shkoi, Dmitriev dhe kolegët e tij i treguan zyrtarëve në Kremlin, se  përkrahte edhe Putinin, edhe Medvedevin. Ata në fakt refuzuan. “Nga vetë shteti ne dëgjuam heshtjen”.
***
Ilya Krasilshchik, 24 vjeçari që botonte një revistë kulturore në Moskë dhe një nga organizatorët e protestave të para në dhjetor, u shpreh se mendonte se çdo demonstratë ishte si një “kremtim i civilizimit”. Më tej vazhdon “Duam ta shohim qytetin, ashtu siç e duam ne, me njerëzit që duam brenda saj, me mendimet që duam të shohim brenda tij”. Kjo e mobilizoi politikisht klasën e mesme që ishte ende në minorancë. Por, tashmë klasa e mesme ruse tashmë përfaqëson 1/3 e popullsisë. Agjencia e pavarur e zgjedhjeve sugjeroi që Putini do të fitonte  66% të votave të dielën. Dhe i ra në të në fakt. Fitoi 63%. Mes elitës profesionale të kryeqytetit opinion është i njëjti. “Njerëzit që votuan për Rusinë e Bashkuar janë si përdoruesit e Internet Explorer” thonë ata.
Tani për tani lëvizja protestuese është një platformë për të shfaqur vlerat që duheshin përcaktuar për klasën e mesme ruse – mes tyre, ndershmëria, drejtësia dhe transparenca -  dhe për t’i ndërfutur ato në jetën e përditshme në vend.
Bogdanov u shpreh se: “Ne nuk duam të bëjmë diçka që të quhet revolucion”, tha ai. “Kemi shumë gjëra për të humbur. Kështu ndodh edhe në Kremlin. Është shumë më e rëndë për Putinin ta paraqesë veten si një mirëdashës, si një car, ndërkohë që qytetarët e shkolluar punojnë kundër tij.
Për më tepër, qeveria ruse ka nevojë që populli të marrë pjesë në planet e tij për modernizimin ekonomik dhe për risitë, pa të cilat do të mbetet i prirur pas naftës dhe gazit. Gjëja që e shqetëson më shumë Putinin, në një të ardhme të afërt, është nevoja për të miratuar taksat dhe reformat e shërbimit social që në fillim të mandatit të tij.
Skenari i tij i ankthshëm është një popullsi e klasës së mesme, e cila endet nëpër rrugë, kur punëtorët e industrisë kanë shkaqe për t’u ngritur në revolta. Ajo që është e sigurt është se politika ruse do të ndryshojë përgjithmonë; duke ecur përpara, Putini nuk mund të kthehet më kurrë në ditët e qeta të viteve 2000, kur argumenti i tij për “stabilitetin” trumbetoi gjithë të tjerët.
Atij do t’i nevojitet të bëjë ndryshime të vërteta, që lidhen me natyrën e pushtetit të tij, që tamam si Gorbaçovi, do të mbillte farën e shthurjes së tij përfundimtare. Një krizë politike apo një përkrahje që po thërmohet brenda regjimit mund t’i imponojë atij daljen nga pushteti brenda disa viteve në vazhdim. Në çdo rast, zgjedhësit kundra tij do të shtohen në një të ardhme të afërt dhe është e vështirë të shohësh se si Putini mund të hyjë përsëri në zgjedhje më 2018, duke organizuar kështu fushatën e tij të fundit.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›