Klasikë në shesh

Festivali, që do të zgjas deri më 3 tetor, u hap nga përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe nga ministri i KRS, Memli Krasniqi.
Gjatë hapjes publiku pati rastin të dëgjojë interpretimin e korit të Filarmonisë Kosovës, dhe që në ekranin ‘high definition’ të ndiqte interpretime të ndryshme të baletit, dhe të muzikës klasike vendore e ndërkombëtare. Në të njëjtin ekran, të vendosur në Sheshin Nëna Terezë, gjatë tri ditëve të festivalit do të shfaqen interpretime të shumta të artistëve të njohur ndërkombëtarë.
Qëllimi kryesor i ngjarjes është njohja e publikut me muzikën klasike ndërkombëtare, dhe shoqërimi i njerëzve me njëri-tjetrin duke dëgjuar e shikuar koncerte klasike, opera dhe balet.
Ndryshe, festivali shënon përfundimin e projektit të BE’së “Culture for All”, pjesë e të cilin ishin aktivitete të shumta origjinale dhe të përsosura publike kulturore, përmes të cilave theksoheshin tiparet e BE’së. Projekti synonte promovimin e kulturës dhe mbështetjen e artistëve dhe operatorëve kulturorë në Kosovë.