SculpFest’i në Prizren
Hapjes së festivalit i ka paraprirë debati “A ka nevojë Prizreni për një strategji kulturore”, i organizuar nga Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit.
Aktivitetet me fëmijë dhe studentë kanë filluar qysh të premten, ndërkaq ligjërata e parë është mbajtur nga skulptori kosovar, Ismet Jonuzi, i cili është edhe anëtar i këshillit artistik të SculpFest. Në mesin e aktiviteteve të deritanishme është edhe shfaqja e një filmi dokumentar, dhe interpretimi i muzicientëve të zhanrit të jazz muzikës.
Aktivitete të ngjashme do të ketë edhe në ditët e ardhshme. Për shembull, në hapësirat e katedrales së Zonjës Ndihmëtare dhe të Xhamisë së Sinan Pashës, ligjërata për historinë e artit do ta mbajë profesori Hivzi Muharremi.
Mysafir tjetër i festivalit do të jetë edhe profesori turk nga Universiteti Mimar Sinan, Osman Arajici, me ligjëratën e tij “Sculp to real space”.