Klecka sot pritet vendimi

Pritet që Gjykata e Qarkut në Prishtinë të marrë sot një vendim për
rastin “Kleçka”, në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Kuvendit të
Kosovës, Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi,
Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Seanca është paralajmëruar të nisë rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Avokatët e Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë në favor të lirimit të katër të pandehurve, pasi sipas saj, nuk ka prova për fajësinë e tyre.
Në fillim të procesit, gjykata përjashtoi nga lista e dëshmive të vlefshme atë të Agim Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari “X”, mbi të cilin ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë. Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimin, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.