E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet bashke per ekspoziten Andata e ritorno

Një grup artistësh të rinj, të cilët kanë studiuar në akademinë italiane për pikturë, janë kthyer në galerinë e Universitetit të Arteve në Tiranë me një ekspozitë të përbashkët të titulluar  “Andata e ritorno”
Kjo ekspozitë e veçantë për herë të parë mbledh nëntë artistë Shqiptarë të cilët kanë zgjedhur Italinë për shkollimin e tyre universitar. Artistët që kanë punuar për realizimin e kësaj ekspozite janë, Olson Lamaj, Ermal Bezhani, Armela Xhafa, Gerti Ibra, Remijon Proja, Franc Priska, Ana Leka, Emil Pajtamalli, Holta Arapi.
 Disa prej tyre janë artistë të njohur e të tjerë të panjohur për publikun vendas. Ata u prezantuan në këtë aktivitet me zhanera të ndryshëm shprehës si video, pikturë dhe vizatim .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›