E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klem Kazerta ruan sekretin

Nje portret i aktorit te njohur amerikan


Ishte 2002-shi. Kerkoja pune. faredo lloj pune se isha e vetme dhe skish kush te me ndihmonte. Me thane te lexoja gazetat. Kisha qene ne Itali 10 vjet po ishte e pamundur te qendroja me gjate jo se nuk u sollen mire me mua po ngaqe u ndjeva e huaj dhe asnjehere nuk e gjeta ate qetesine qe te jep identiteti i ruajtur.


Ne Nju Jork gjen pune megjithate.


Me terhoqi vemendjen nje hollesi aktori regjisori skenaristi producenti hollivudian Klem Kazerta kerkon sa me pare nje kujdestar per qenin e djalit te tij te vogel Nikolasit. Kush nuk e njihte Klemin nga filmat ku luante me Roberto De Niron Casino Goodfellas Analize this Once upon a time in America Night and the city A Bronx tale etj.. filma te Skorcezes Sergio Leones Coppolas si dhe te shume filma mbi mafian. Aktor i roleve te dyta po ama aktor karakteresh te spikatur.


Fytyre e njohur babaxhane po dhe e rrezikshme sepse i perkiste rretheve kriminale. E kam fjalen per filmat qe do ti kerkoja me vone neper shitesit e rruges me te lire. Por gjer ate dite nuk dija asgje per te as surratin nuk ia kisha pare vec emrit qe e mesova ne gazete.
Aktor mendova Hollivudi bota e kinemase Baverly Hills ne Los Anxheles ku jetonin aktoret regjisoret dhe producentet me te famshem te botes.


Une isha inxhiniere teknologe pergatisja pije alkoolike nje kohe te gjate isha marre me konjakun e famshem dhe birren e zeze te Korces. Isha e prire te pergatisja esenca per pije te cuditshme qe jo rralle i kishin mahnitur italianet miqte e mi.


O zot pse e kisha lene Italine Konkretisht pse Nuk me donin. Me buzeqeshnin po prapa kraheve me quanin primitive barbare. Jo gjithmone po kjo perseritje e percudshme ne kulmet e festave fshehtas ashtu tinez me detyruan qe nje dite papritur bera gati valixhet dhe u thashe se do te kthehesha pergjithmone ne Shqiperi. Sa bukur e trilluan habine bashke me te dhe nje kinse fyerje te lehte po ne te futem ne shoqerine tone te deshem shume..


Ne Tirane me kishin plackitur shtepine. Gjeta nje vize me parate e shtepise qe e shita dhe ia mbatha per ne Amerike. Asnje mik mikeshe asnje informacion mizeri njerez qe spyesin per ty. Pastaj pothuaj mbeta pa buke. E di cdo te thote kjo ne Amerike Te cmendesh gati. Ne kete faze te qorollepsjesh me thane te lexoja gazetat qe permbanin lajmerime per pune.
Sdija anglisht. Pothuajse asnje fjale.


Klem Kazerta jetonte ne Staten Island. Shkova trokita prita. U hap dera dhe hyra. Ishte nje vile e madhe dhe diku me zune syte nje djale te vogel qe rrinte i menduar. Sa i bukur po dhe sa i merzitur nga gjithcka perreth. Shkelqim mondan. Perpara meje u hap nje bote e magjishme. Nuk i kisha pare askund ato kolltuke divane kanape karrige muret plot me tablo vazo me lule perde madheshtore. U ula diku. Askush spo vinte. Djali mu afrua dhe me zgjati doren. I fola italisht. Ai sme kuptoi. Me terhoqi jashte ne kopsht.


Klem Kazerta ishte aty ne shtepi dhe po na vezhgonte nga kamerat sekrete. Kete e mora vesh me vone. Aty ne kopsht djali me tregoi qenin nje Shephard foshnje sa nje dele. Qeni mu hodh ne gjoks me ate turirin ngjyre kafe dhe me hunden e zeze te njome me sy llahtarisht te frikshem po kaq te bukur e mizore. Vec kur u shkeput prej meje bashke me nje lehtesim ndjeva dhe nje grime miqesi qe gjithmone isha mesuar te ma jepnin me veshtiresi te madhe.


Une i flisja italisht djali ma kthente anglisht dhe duke mos u marre vesh ne u beme miq sepse ai qeshte.


Dikush thirri Nikolas smile Nikolasi qesh e kishte fjalen per djalin sikur te kishte pare ne kopsht Krishtin. Them Krishtin se ai ishte brenda ne shume tablo liturgjike. Pastaj me perqafoi mua dhe gati spo i mbante lotet. Me uronte qe e kisha bere vogelushin te qeshte. Me foli anglisht nuk pushonte duke me folur ne ate gjuhe te pakuptueshme me ftoi brenda dhe me tregoi shtepine.
Ndonje sherbetor mendova qe i kane lene ne ngarkim djalin dhe sia ka dale.
No iglish i thashe.


Dont worry You say only I understand or not understand For everything
I fola italisht po sma kthehu. Ishte trupmadh me nje fytyre te dhjamosur avdall sikur ste kushtohej nga ata tipa te shperndare qe ta sjellin ne maje te hundes. Me uli ne nje tavoline me sofrabez mendafshi me theke dhe me dha dreke.


Fliste pa pushim. Me lodhi. Po cte beja Kisha degjuar se te paguanin me para ne dore ne mbarim te dites se punes. Kjo po me mbante qe te duroja. Nikolas me rrinte prane. Edhe qeni. Kur do vije Klem Kazerta Apo skam per ta pare ndonjehere


Sa keq mbahej ky sherbetor katana. Nuk shkonin fare pantallonat e tij te palara e te rrudhosura trikoja e grisur te menget lepitkat e cara ne ate mjedis aq te kamur qe sikur vuante prej teprive. Dhe ato syte e tij prej grabitqari si te nje krokodili te buhavitur dhe ajo hunde majmoke ajo e qeshur e bujshme ai takt pakujdesie te tepruar sic isha mesuar dendur ne Itali.


Ju jeni sherbetori Nuk do te vije Klem Kazerta i thashe italisht. Po ai me fliste vetem anglisht dhe spushonte. Me ktheu nje pergjigje qe une se kuptova. Pastaj me tregoi kopshtin. Lodrat e djalit ne kopsht. Me tregoi nje shtepi tjeter. Me dha te pija nje lloj rumi te kendshem qe se kisha pire me pare. Pastaj mori telefonin dhe u binte numrave pa fund lajmeronte kusherinjte nga ana e nenes se i kishte ardhur ne shtepi nje albaneze.


Aty e kuptova ndersa ato i drejtoheshin me emer se pikerisht ai babaxhan dudum ishte Klem Kazerta. U trondita sepse mu duk i shpifur si nje furrxhi apo kasap. Jetonte me nje grua gjermane po e kishte pike te dobet Nikolasin ate djale te heshtur e te pashoqerueshem. Bente shume per te. Shkova per te nxjerre qenin shetitje e perfundova kujdestare e djalit per shkak se ai pa me njohur me zgjati doren dhe me qeshi. Kjo nuk i kishte ndodhur me pare.


Te nesermen u shtrua nje dreke me kusherinjte per tu njohur me mua. Pra Tom Kazerta shtronte nje dreke enkas per mua. Ato te gjithe me takuan me folen dhe une pa i kuptuar fare perseritja frazen qe me kishte mesuar Klemi I understand Dhe kur ndonje llafazan sme shqitej ia kepusja I not understand


Tryeza e gjate e mbushur me plaka dhe pleq qe me veshtronin drejt e ne sy sikur tu kishte zbritur ne shtepi ndonje ufo. Duhet te duroja. Djerse dridhje marrje fryme i ngulja thonjte ne mish. Dhe ndersa mendoja me cudi per gjithe kete perkujdesje kaq te sterholluar se fundja nje kujdestare qensh isha degjova nje ze Hajde xhano ketune Ishte nje nga tezet e Klemit aty te te tetedhjete e kusur qe ma bente me dore.


O zot thashe me vete mos me bene veshet
Ajo me peshperiti me nje shqipe te prishur ..Pe Vlore jem na mori baba e na dergojti nItali.. qeshme te vogeltha.


Pra Klem Kazerta ishte me origjine shqiptare nga nena. Ia thashe te nesermen po ai e mohoi. Jam amerikan tha. Ketu kam lindur e ketu dua te vdes. Jam amerikan.
Nuk kishte qejf ti hapje keto historite e origjines ose duhej ta dije mire gjuhen qe ta ngacmoje e te arrije qe ai te tradhtonte keshtu ndonje grime nostalgji. Po kush ta bente kete une qe sdija asnje fjale anglisht


Nuk do ta harroj ate kohe te shkurter qe qendrova ne shtepine e Klem Kazertes. Deshiren e tij per te gatuar se si me ftonte ne kuzhine qe te gatuanim se bashku. Pijet qe i pergatisja dhe habia e tij sa here i degustonte. Kur rastiste te vinin aty aktore apo regjisore njerez te njohur te filmit ai me ulte ne tryeze bashke me ta. Asnjehere sme ndante nga rrethi i tij miqesor. I tille ishte ky avdall njeri qe te kushtohej po ste kushtohej fare.


Dhe kur ika ai se mori vesh. Nje dite ra telefoni
Jam Klemi tha a te kujtohet ci hodhem spinaqit qe mori ate shijen e vecante si prej vere kur e pijme me kackavall parmixhiano


Ai kishte luajtur. Me cmerrej

Ia thashe. Pastaj u kujtua
Kur do te vish perseri Eja te shtunen se kam ftuar tezet. Ato te kerkojne..
Me erdhi per te qare. Jo gjaku nuk behet uje.
Nju Jork 2011


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›