Me frike nuk jetohet nuk terhiqem nga protestat

Si erdhen informacionet per atentatin ndaj Edi Rames raportimi i policise SHISH dhe sherbimeve te huaja.
Komandanti i Gardes i tha vartesit te tij truprojes se kreut te PS-se Neser do tju vrasin shefin merrni masa. fare u tha kryesocialisti kolegeve te tij me 28 janar ne dy pas mesnate...
TIRAN- Arrestimi i tre burrelasve te akuzuar se do kryenin nje atentat ndaj Edi Rames eshte vetem ekzekutimi i njerit nga informacionet qe organet e shtetit shqiptar kane per nje atentat te mundshem ndaj kreut te opozites. Qe nga data 21 janar e deri ne oret e para te 28 janarit ne adrese te kryetarit te Partise Socialiste kane ardhur nje numer i konsiderueshem informacionesh qe sinjalizonin kryerjen e atentateve te mundshme.
SHISH dhe policia
Burime prane kryetarit te PS-se pohuan dje se informacionet e para kane ardhur nga SHISH dhe policia. Keto dy organe kane referuar se kishin mesuar per nje atentat te mundshem gjate mitingut homazh te 28 janarit. Informacione te ngjashme kane ardhur ne Partine Socialiste edhe nga njerez te tjere.
Garda
Me date 27 janar lajmin per nje atentat te mundshem ndaj Edi Rames e ka referuar edhe komandanti i Gardes. Ky i fundit ka therritur ne zyren e tij truprojen e kryetarit te Partise Socialiste i cili eshte edhe punonjes i Gardes. Ne menyre shume te thate komandanti i Gardes i ka thene vartesit te tij Neser do tju vrasin shefin merrni masa.
Sherbimet e huaja
Pervec informacioneve nga organet shqiptare te hetimit ne PS kane mberritur edhe te dhena nga sherbimet e huaja. Te gjitha informacionet flisnin per perpjekje te ndryshme per te sulmuar kryetarin e Partise Socialiste gjate protestes homazh. Nuk dihet nese keto informacione kane qene te verteta apo nje menyre per ti bere presion kryesocialistit per tu terhequr nga protesta homazh e 28 janarit. Ne kemi interceptuar shume perpjekje nga burime te ndryshme se ndaj Edi Rames do te behej nje atentat me 28 janar- thane dje burime te aferta me kryetarin e PS-se.
Mbledhja pas mesnate
Kryesocialisti ka mbledhur te gjitha informacionet e marra nga organet hetimore vendase dhe te huaja dhe me date 27 janar i ka diskutuar me stafin e ngushte deri ne oren 02.00 te mengjesit. Pasi kane analizuar te gjitha te dhenat Rama iu ka thene kolegeve Me frike nuk jetohet me. Une nuk terhiqem nga protestat. Me lane nje here gati te vrare ne 1997 kete e kam jete te dyte....
Kryesocialisti per mediat italiane
Nuk perjashtohet mundesia e nje komploti
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka komentuar dje per agjencine italiane te lajmeve Ansa lajmin per arrestimin e tre personave te akuzuar se do benin atentat ndaj tij duke thene se nuk perjashton mundesine e nje komploti per ta eliminuar.
Ne nje vend ku kryeministri thote se eshte i gatshem per amnisti per te gjithe por se nuk do te kete falje vetem per kreun e opozites mund te kete persona te futur per te bere nje veprim te tille ose fanatike qe duan ta bejne per tu trajtuar si heronj ashtu si Garda e Republikes qe pavaresisht mandatit te arrestit per viktimat e 21 janarit perfitojne cdo dite nga levdatat e kryeministrit- ka thene Rama. Lidhur me arrestimet ai shtoi se i takon shtetit te merret me kete ceshtje nese mund ta beje nje gje te tille.
Por edhe nese nuk mundet beteja jone gjithsesi do te vazhdoje- tha kreu i opozites. Duke e lidhur kercenimin ndaj tij me vrasjen e tre protestuesve me 21 janar Rama u shpreh Jeta ime nuk eshte me e cmuar se jeta e atyre tre burrave te ndershem te pafajshem te cilet dolen ne rrugen e protestes per nje Shqiperi me te mire. Une jam me ta e me te gjithe ata qe jane ne kete rruge me te gjithe popullin shqiptar.