E Diel, 1 Nëntor 2026

Klientet e bankave qe sot mundesi te njihet me depozitat permes internetit

Duke filluar nga sot, çdo klient do të ketë mundësi të njihet me normat e interesit të kredive apo depozitave nëpërmjet internetit. Ky shërbim mundësohet tashmë nga Banka e Shqipërisë, zyrtarë të së cilës informojnë se nëpërmjet disa klikimeve në faqen zyrtare, mund të bëhet transparente çdo kosto, që bankat kanë për shërbimet dhe produktet që ofrojnë.

Në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, klientët mund të njihen me normat dhe komisionet, që paguhen në rastin e kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, kartat bankare etj. Informacioni i detajuar do të përdisohet në mënyrë periodike çdo tre muaj.

Informacioni i publikuar i vjen pranë si klientëve individë ashtu edhe bizneseve, me qëllim orientimin e tyre drejt zgjedhjeve të duhura dhe të favorshme, në përputhje me situatën e tyre financiare. Nga ana tjetër, projekti pritet të ketë një ndikim edhe në nivelin e konkurueshmërisë në treg në lidhje me nivelin e ofruar të normave të interesit dhe komisioneve për produktet dhe shërbimet bankare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›