E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina marreveshje me trojken per planin e kursimeve

Athina ka akorduar me trojken marrëveshjen e planit të kursimit prej 11,7 miliardë euro për vitin 2013-2014. ministri i Financave greke Soturnaras dhe misionarët e Trojkës kanë rënë dakord për planin e ri të buxhetit Helen për dy vitet e ardhshme, program që prej muajsh ka gjetur kundërshtimin e qytetarëve grekë. Detajet e këtij programi të ri ekonomik, të kërkuar nga trojka për cbllokimin e transhit të ri të financimeve, do tu paqaqitet nga kryeministri partive politike të koalicionit. 
Por pavarësisht këtyre përpjekjeve për ta mbajtur Greqinë në Eurozonë, për analistët e Citigroup situata është shumë kritike dhe në një raport të publikuar në SHBA thuhet se ka 90% të mundësisë që Athina të dalë nga Eurozona në një periudhë kohore mes 12 – 18 muaj. Në një studim të ri mbi krizën, banka amerikane ka afruar më shumë mundsinë e daljes së Greqisë nga Euro. Sipas këtij studimi Athina mbetet vendi më i dobët mes bllokut 17 anëtarësh për shkak të pasigurisë politike dhe populizmit nga ana e klasës së saj drejtuese ndërkohë që turizmi fundoset dhe sektori naval mbetet jashtë taksave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›