"Klik Ekspo Group hap kuvendin ekonomik me 800 biznese
Dita e parë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës është hapur me Konferencën Ekonomike me pjesëmarrjen e autoriteteve shtetërore dhe përfaqësuesve më të lartë të biznesit pjesëmarrës. Presidenti i shoqërisë "Klik Ekspo Group", Luan Muhametaj, pasi shprehu falënderimin për të gjithë të pranishmit, tha se "pjesëmarrja e përfaqësuesve të 800 kompanive në këtë panair është shprehja më e mirë e cilësisë dhe e nivelit të lartë që ofron ky manifestim i biznesit". Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Panaireve, Vinsent Gerard, duke përshëndetur të pranishmit tha se, "prej disa ditësh, unë gjendem në Tiranë i ftuar nga drejtuesit e shoqërisë ‘Klik Ekspo Group‘. Unë përfaqësoj dhe drejtoj UFI, ("Global Association of the Exhibition Industry"), që mbledh dhe përfaqëson të gjithë industrinë e panaireve në botë. UFI është organizmi që mbledh bashkë të gjitha kompanitë e kësaj industrie në botë. Ne kemi 83 vende anëtare. Shpresojmë që Shqipëria, nëpërmjet ‘Klik Ekspo Group‘, të bëhet së shpejti vendi i 84-të. Ne do të vizitojmë dhe inspektojmë edicionin e 16 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës që organizohet nga ‘Klik Ekspo Group‘. Dëshirojmë që vitin e ardhshëm ju të jeni pjesë e UFI-t. Besoj që ‘Klik Ekspo Group‘ do t‘ia arrijë këtij qëllimi".
Misioni i UFI-t është që t‘i shërbejë industrisë së panaireve në të gjithë botën. Të promovojë vlerat e veçanta dhe unike të panaireve tregtare, si dhe të edukojë e nxisë industrinë e panaireve dhe ekspozimit. Gjithashtu, një tjetër qëllim kryesor i UFI-t është të forcojë lidhjet dhe rrjetet ndërkombëtare të mundësive për biznes. Kjo arrihet duke nxitur bizneset që të rrisin aktivitetin e tyre kudo në botë. UFI aktualisht ka 83 shtete anëtare, në të gjashtë kontinentet. Në vitin 2009, UFI regjistroi 538 anëtare me të drejta të plota. Këtu përfshihen 276 kompani të Organizimit të Panaireve, ndërsa pjesa tjetër janë kompani menaxhimi".
Në pritjen ceremoniale për sipërmarrësit e huaj dhe vendas, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria ‘Klik Ekspo Group‘, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha se "nuk mund të jetë rastësi prania e 800 kompanive të huaja, përfaqësuar në pavijonin e vendeve europiane të zhvilluara dhe në zhvillim në të gjitha fushat e biznesit, në panairin e përvitshëm ndërkombëtar të Tiranës, ‘Klik Ekspo Group‘, dhe natyrisht, një ngjarje e tillë është më shumë se një kënaqësi e veçantë. Është vlerësim, është inkurajim dhe, natyrisht, është një shpresë në rritje për ekonominë e një vendi të vogël, e cila në këto dy dekada, me mund dhe përpjekje, me guximin e shpirtit sipërmarrës të biznesit shqiptar ia ka dalë të shkëputet nga kolapsi ku e la sistemi socialist dhe, gradualisht, t‘i drejtohet treguesve të një vendi që zhvillimin e tij e ka orientuar tek integrimi i tij në ekonominë rajonale dhe atë globale".
E veçanta e këtij panairi është prezantimi nga shoqëria "Klik Ekspo Group" i panairit të parë të specializuar të sigurisë dhe të mbrojtjes, "Albanian Military Exhibition" (ALMEX). Ky aktivitet i madh do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të mëdhenj të industrisë së armatimit në botë. Në këtë kuadër, në këtë konferencë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shoqatës së Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Republikës Çeke, të përfaqësuar nga kreu i saj, Jindřich Ploch, dhe presidentit të ALMEX (Albanian Military Exhibition), Luan Muhametaj.
Pas nënshkrimit, presidenti i Shoqatës së Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Republikës Çeke, Jindrich Ploch, tha se, "ne jemi ekspozues gjatë këtij viti, por në radhë të parë përfaqësojmë një prej shoqërive më të njohura në industrinë e armatimeve, sigurisë dhe emergjencave. Drejtues të Shoqatës së Industrisë Ushtarake të Çekisë gjenden prej disa ditësh në Tiranë. Gjatë kësaj vizite jemi angazhuar që të krijojmë marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Ne e nisim aktivitetin tregtar këtu me nënshkrimin e marrëveshjes me presidentin e ‘Klik Ekspo Group‘, Luan Muhametaj. Marrëveshja ka si qëllim organizimin e Panairit të Industrisë Ushtarake që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë".
Ndërsa presidenti i ALMEX ("Albanian Military Exhibition") Luan Muhametaj tha se, "siç dhe ju kemi njoftuar në aktivitetet e Zall Herit dhe konferencën për shtyp, në tetor të vitit 2010, ne do të lançojmë dhe organizojmë ALMEX, ose "Albanian Military Exhibition". Ky do të jetë panairi i parë ushtarak në Shqipëri dhe ka si qëllim bashkimin e blerësve dhe shitësve. Ky është aktiviteti i parë i këtij lloji. Ne që tani kemi kërkesat dhe kontaktet e rreth 200 kompanive që veprojnë në këtë industri për të qenë të pranishëm në panairin e tetorit të 2010. Besoj se kjo tregon suksesin e sigurt të këtij panairi, të parit të llojit të vet në Shqipëri".
Organizatorët janë të bindur se ALMEX prezantohet si një produkt-surprizë për qarqet mediatike ndërkombëtare, të mësuar me një Shqipëri hermetikisht të fshehur pas mëvetësisë politike e sociale të gati dy dekadave të shkuara. Një ushtri moderne dhe profesionale nën ndikimin e reformave të pandërprera të qeverisë shqiptare, shfaqet pozitivisht aktive në fuqizimin e kahut juglindor të NATO-s. "Albanian Military Exhibition" synon që veç krijimit të kushteve të përshtatshme për tregun e pajimeve ushtarake të rrëzojë dhe një mit shumëvjeçar. Veçse asaj çka do të ofrojë si treg, apo si biznes, ALMEX shihet dhe politikisht, si një ngjarje e shumëpritur. Panairi Ndërkombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë do të tregojë profilin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe i sigurt europian, promotor i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.