E Diel, 1 Nëntor 2026

Klik Ekspo Group shfaq thesaret e Bosnje-Hercegovines

Breaking Views

Publiku shqiptar por edhe i huaj gjate vizites ne stendat e Panairit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group shijon me nje ndjesi te vecante produktet dhe sherbimet e pavijonit te Bosnje-Hercegovines. Biznesi i shtetit qe eshte ne te njejtin stad te hapave te arritur me vendin tone drejt anetaresimit ne BE e treguar edhe ne vendimin per heqjen e vizave tashme eshte ne te njejtin trend edhe ne tregun rajonal.

Tashme anetare e perhershme e galerise se shteteve ne Panairin Nderkombetar te Tiranes Bosnje-Hercegovina sjell nje varietet produktesh dhe sherbimesh. Nen logon e Dhomes se Tregtise se Jashtme Bosnja prezantohet me 8 kompani rajonale e nderkombetare qe operojne ne fushat e mobilimit sistemeve te ngrohjes se ambienteve te brendshme konstrukteve metalike e hidraulike makinerish ushtarake kabllot elektrike e deri te prodhimi i produkteve ushqimore produkteve per te sapolindur dhe kafese.

Perfaqesuesit e Dhomes per Tregtine e Jashtme te Bosnjes dhe Agjencise se Promovimit te Eksportit te Bosnje-Hercegovines shprehen te kenaqur ne realizimin e objektivave te tyre dhe standardet e ofruara nga organizatoret Klik Ekspo Group ne kete edicion te panairit. Jo me kot perfaqesuesit e ketij vendi aq familjar per shqiptaret jane nder veteranet e Panairit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group per shkak te pranise se perhershme cdo vit.

Dhoma per Tregtine e Jashtme e Bosnje- Hercegovines ka si mision te zhvilloje dhe rrise tregtine e jashtme politikat doganore dhe tarifore te Bosnje-Hercegovines financen nderkombetare transportin dhe komunikimin nderkombetar si dhe te koordinoje aktivitetet per zhvillimin ekonomik te vendit. Promovimi i ekonomise se Bosnje-Hercegovines dhe prezantimi i produkteve te kompanive te Bosnje-Hercegovines ne panaire nderkombetare ne vend dhe jashte sigurimi i informacionit mbi sistemin ligjor legjislacionin ekonomik perfshi dhe sherbime ligjore per ente ekonomike te huaja dhe te vendit. Agjencia e Promovimit te Eksportit te Bosnje-Hercegovines eshte nje agjenci kombetare qe vepron ne kuader te Dhomes per Tregtine e Jashtme te Bosnje-Hercegovines. Roli yne kryesor eshte te ndihmojne te gjitha kompanite ne Bosnje-Hercegovine te zhvillojne dhe zgjerojne tregje te eksportit duke promovuar produktet dhe aftesite e vendit ne nivel nderkombetar. Klientet e BHEPA jane paresisht sipermarrje individuale qe synojne te fillojne te rrisin ose ndryshojne biznesin e tyre te eksportit.

MLADEGS ndash PAK

Kompania Mladegs Pak eshte themeluar ne vitin 1988 dhe e nisi veprimtarine vetem me 3 punonjes. Sot kompania ka 175 punonjes dhe nje tradite te gjate ne prodhimin e nje ushqimi te shendetshem. Kompania perfaqesohet me dy emra markash BONITO dhe DOMINUS. Marka BONITO eshte marka kryesore e kompanise me 175 artikuj ose 6 grupe produktesh Prodhime domateje ketchup dhe pure domateje garnitura ereza piper i kuq piper etj. embelsira pudingje kremra etj. paketime ene per paketime oriz prodhime dritherash etj. pije boni quick kakao dhe cajra bimore natyrore frutash. Marka tjeter e produkteve DOMINUS eshte nje alternative per ata kliente qe deshirojne te kene nje mundesi zgjedhjeje. Kjo marke perfshin 4 grupe produktesh ketchup pudingje dhe kremra oriz cajra.

VOCAR

Kompania Vocar eshte themeluar me 1989-n si nje kompani private tregtare per tregti te brendshme dhe eksport-import ne industrine ushqimore. Aktivitetet kryesore te kompanise Vocar jane prodhimi i vaferave Snack ne variacione te ndryshme drithera dhe patate prodhimi i kumbullave te thata perpunimi dhe paketimi i produkteve te ndryshme nga 50 grame ne 2 kg apo ne baze te kerkesave.

TT KABELI

TT Kabeli eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te kabllove elektrike ne Bosnje-Hercegovine. Aktiviteti kryesor eshte prodhimi i kabllove elektrike deri ne 1 kV me kosto minimale shperndarja e produkteve te tyre me cmime te pranueshme dhe zbatimi i cilesise per instalimet energjetike dhe elektrike me te nderlikuara te bazuara ne kerkesat e klientit.

PCELICA MAJA

Kompania Pcelisa Maja u themelua me 1998-n ne Bileca. Aktivitetet kryesore te kesaj kompanie jane prodhimi i rrobave te foshnjave si trupore per bebe kemisha e pantallona pantofla kapele grykore komplete per shtreter kuverta dhe peshqire. Marka e produkteve te kompanise eshte e famshmja Bleta Maya.

VISPAK

VISPAK u themelua me 1972-shin me qellimin pjekjen dhe paketimin e kafese se paperpunuar. Sot qellimi i aktiviteteve te kompanise eshte prodhimi perpunimi paketimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore si te gjitha llojet e kafese cajra cokollata kremra snacks supa ereza pudingje kapucino etj.

ARTING GRADNJA

Kompania Arting Gradnja u themelua me 1991. Kompania mobilon apartamente dhe restorante me materiale druri dushk frasher ah qershi si dhe prodhon mobilie kopshte e plazhe. Pervec design-it modern te mobilieve kompania eshte gjithashtu e njohur per punimet e pakrahasueshme te mobilieve. Kompania prodhon ne perputhje me deshirat e klienteles dizajnit permasave dhe llojit te drurit.

MIKROELEKTRONIKA

Kompania Mikroelektronika eshte themeluar ne vitin 1975 si pjese e nje kompleksi te gjere ushtarak industrial. Produktet kryesore te Mikroelektronika kane qene pjese elektronike shume te sofistikuara per modele specifike radaresh snajperesh dhe raketash te forcave ajrore si edhe ne njejten linje produktesh per tanke ne terren automjete te blinduara. Pas 1990-s kompleksi humbi tregun e vet per shkak te ngjarjeve qe ndodhen ne rajon dhe Mikroelektronika u shnderrua ne nje kompani tregtare por ende duke ruajtur nje cilesi te larte me inxhinieret me te mire te zhvillimit ne rajon. Sot biznesi kryesor i saj ka te beje me zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve dhe multitesterave te energjise elektrike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›