E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katherine Schwarzenegger

Nje guide per adoleshentet ne krize

Adoleshente e ndjente veten te shemtuar e te shendoshe deri ne ate pike sa vendosi te mos hante me fare. Me vone Katherine Schwarzenegger vendosi ti munde te gjitha komplekset. Si Me nje grinte si ajo e babait te saj Arnold. Ja se cfare tregon ne librin e saj Rock What Youve Got nje guide per adoleshentet ne krize tamam si ajo

Ndihej si nje rosak i shemtuar ne nje familje te bukur te pasur e te famshme deri kur u clirua nga te gjitha komplekset tipike te adoleshenteve te llojit jam e shendoshe jam e shemtuar jam budallaqe. Me ne fund u be e sigurt ne vetvete. 21-vjecarja Katherine Schwarzenegger vajza e madhe e aktorit dhe guvernatorit te Kalifornise dhe e gazetares televizive Maria Shriver tregon per problemet pas te cilave ishte e fiksuar kur ishte adoleshente dhe si arriti ti kalonte me sukses. Ajo ka vendosur te rrefeje gjithcka ne librin Rock What Youve Got Vlereso ate qe ke te sapopublikuar ne SHBA. Nga Los Anxhelosi ku studion ne Universitetin e Kalifornise Jugore Katherine ka treguar se si i ka kaluar momentet e saj te veshtira ne moshen me delikate gjate te ciles ka vuajtur shume. Ishte e fiksuar pas linjave te trupit deri sa u be shoqe e dietave ekstreme duke qendruar pa ngrene per dite te tera apo duke ndjekur mesimet e nje mikeshes se saj anoreksike per ta vjelle ushqimin qe hante.

Fakti qe jeni rritur ne nje familje kaq te famshme ju ka bere te ndiheshit nen presion

Jo prinderit e mi kane bere nje pune shume te mire me mua me kane mbrojtur gjithmone nga kurioziteti i njerezve dhe me kane mbajtur larg syve te medias. Per shembull nuk me kane bere kurre fotografi kur isha femije. Me pak fjale jam rritur si nje femije normal pa u ndjere nen presion nga fama e mamase dhe babit tim. Pavaresisht gjithckaje isha viktime e nje mije e nje komplekseve sic eshte pjesa me e madhe e adoleshenteve te sotem.

Cfare raporti keni me nenen tuaj

Shume te mire. Edhe tani qe frekuentoj universitetin flasim ne telefon te pakten gjashte here ne dite. Kur isha ne kolegj periudha me kritike per nje vajze ajo gjithmone me ka qendruar afer. Me degjonte dhe keshillonte pa me gjykuar kurre. Shume nga mikeshat e mia qe nuk kishin te njejtin fat ne familjen e tyre vinin tek mamaja ime per te folur. E di qe eshte normale per nje adoleshente te kundershtoje prinderit te rebelohet por ky eshte gabimi me i madh qe ne bejme ne kete moshe nje raport i mire me ta eshte thelbesor per menyren se si adoleshentet do te mendojne dhe sillen ne te ardhmen. Per mua te flisja per cdo gje me nenen time me ka ndihmuar shume.

Megjithate kjo nuk mjaftoi ne liber ju i pershkruani vitet e kolegjit si ankth sepse e ndjenit veten shume te shendoshe...

Kam eksperimentuar lloje nga me te ndryshme dietash madje edhe ato me ekstremet ku per shume dite me radhe kam pire vetem nje leng te peshtire nje perzierje uji limoni shurup panje dhe piperi. Per me teper nje mikesha ime anoreksike me keshilloi qe ta villja te gjithe ushqimin pasi e haja por nuk ja arrija dot. Shkoja ne palester dhe merresha me sport si nje e cmendur. Isha e stresuar dhe plot ankth qaja naten dhe ne mengjes nuk doja te shkoja ne shkolle. Kam kaluar shume vite duke kerkuar te ngjaja ashtu si te tjeret do te donin te me shikonin.

Ndoshta jeni ndikuar nga babai juaj nga fiksimi i tij per trupin. Edhe tani ne moshen 63-vjecare stervitet ne palester dy here ne dite dhe eshte shume i kujdesshem ndaj atyre qe ha...

Sigurisht per babane tim forma fizike ka qene gjithmone shume e rendesishme. Ai e fitoi famen para se gjithash per trupin dhe muskujt e tij. Por nuk ia imponoi kurre regjimin e tij asnjerit prej nesh ne familje. Para adoleshences kam pasur gjithmone nje raport te shendetshem me ushqimin.

Vajza e nje aktori dhe politikani te famshem dhe nje nene me prejardhje nga familja Kennedy... E keni ndjere ndonjehere si detyrim te misheroni modelin e vajzes perfekte

Faktikisht gjithmone kam pasur frike te bej gjera shume te cmendura. Idete e mia te adoleshences u kufizuan vetem tek lyerja e flokeve me ngjyre te zeze dhe shpimi i vesheve. Vetem kaq.

Cili eshte mesazhi qe percillni me librin

Vajza te mos jemi me kritiket me te keqija te vetes Jemi te pameshirshme perqendrohemi vetem tek aspektet negative sidomos ato qe kane lidhje me trupin dhe nuk marrim ne konsiderate asgje te bukur qe ndodh perreth nesh. Duhet te vleresojme ate qe kemi. Bukuria mund te tregohet ne forma nga me te ndryshmet. Sekreti qendron tek zbulimi i asaj qe na ben te bukur dhe te vecante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›