E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana shqiptarja me e mire e kesaj dekade

Klasifikimi i IFFHS

Federata Nderkombetare e Historise dhe Statistikave te Futbollit IFFHS ka publikuar klasifikimin e klubeve me te mira te dhjetevjecarit te pare te shekullit te ri per Europen. Renditja e cila perfshin periudhen nga viti 2001 deri me 2010-n permban ne total 850 skuadra nga te gjitha vendet e Kontinentit te Vjeter. Ndryshe nga metoda e perdorur per te perzgjedhur klubet me te forta te shekullit XX 1901-2000 ne renditjen e tanishme jane marre ne konsiderate aktivitetet ne te gjitha vendet europiane gjate kesaj dekade renditja mujore e klubeve si edhe paraqitjet ne aktivitetet e zhvilluara nga UEFA dhe FIFA. Kur mungojne edhe tre muaj nga renditja finale klasifikimi eshte i azhurnuar deri ne shtator te ketij viti klubi me i mire Europian i dhjetevjecarit eshte Barcelona blaugranat renditen ne vendin e pare me 2459 pike. Ata ndiqen nga Mancester Junajtid 2436 Liverpuli 2362 Arsenali 2348. Top 10 kompletohet nga Interi Milani Bajerni i Mynihut Reali i Madridit Celsi dhe Roma.

Skuadra me e mire shqiptare sipas IFFHS-se eshte Tirana. Bardheblute renditen ne vendin e 171 me 5695 pike ndersa perpara tyre ndodhen klube te mirenjohura si greket e Panionios belget e Lokerenit dhe anglezet e Portsmuthit. Per cudine e te gjitheve pas 24 here kampioneve te Shqiperise ndodhet Rubin Kazani skuadra ruse qe kete sezon luan ne Champions League eshte e 178-a. E dyta nga ekipet tona eshte Vllaznia ne vendin e 268 shkodranet ndodhen menjehere pas anglezeve te Birmingam Sitit ndersa kane kuote te njejte pikesh 4355 me holandezet e Vilem II dhe turqit e Kajserisporit. Dinamo renditet e 273-a me 4325 pike. Teuta eshte ekipi surprize me vendin e 348 352 pike aq sa kane edhe belget e Lierses italianet e Livornos dhe spanjollet e Deportivo Alavesh ndersa gjermanet e Maincit kane nje pike me pak se durrsaket. Pozicionet e tjera te shqiptareve jane Partizani vendi 417 Besa vendi 434 Shkumbini vendi 437 Elbasani vendi 441 Flamurtari vendi 544 Lushnja vendi 687 Apolonia vendi 736 Kastrioti vendi 782 dhe se fundmi Skenderbeu vendi 807.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›