Klima, Kanadaja tërhiqet nga Protokolli i Kiotos

Peter Kent tha se protokolli “nuk paraqet një rrugë përpara për Kanadanë” dhe se vendi i tij mund të përballej me gjoba të papërballueshme nga mosarritja e objektivave.
Lëvizja, e cila është e ligjshme dhe e pritshme, e bën Kanadanë, shtetin e parë që tërhiqet nga traktati global. Protokolli, i nënshkruar fillimisht në Kioto (Japoni) në vitin 1997, ka si objektiv të luftojë ngrohjen globale. Ai ka hyrë në fuqi në vitin 2005, ishte mjeti i vetëm detyrues juridik për emetimin e gazit me efekt serrë, shkaktar i ngrohjes së planetit.
“Kioto, për Kanadanë, është pjesë e së shkuarës, dhe në këtë mënyrë ne përdorim të drejtën tonë ligjore për t’u tërhequr”, tha Kent në Toronto.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kanadaja angazhohej të zvogëlonte në vitin 2012 emetimet e saj të gazit me 6 për qind në krahasim me nivelin e vitit 1990, por këto emetime janë rritur shumë. Kjo e ka detyruar qeverinë të tërhiqet pasi në të kundërt do duhej të paguante mbi 13 miliardë dollarë gjoba./Start/F. Prroni/
2011-12-13 11:27