E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi Informativ Ushtarak në nivelet e NATO-s

Shërbimi Informativ i Ushtrisë festoi sot 20 vjetorin e krijimit. "Kontributi i SHIU ka qenë konkret në luftën kundër terrorizmit, në identifikimin, vlerësimin dhe informimin për rreziqe e kërcënime ndaj Sigurisë Kombëtare, sigurisë së operacioneve dhe Sigurisë së Aleancës", tha drejtori Zyla.

Ai theksoi se për herë të parë, pas 20 vjet reformimi e transformimi, SHIU është një strukturë e integruar e inteligjencës ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA, e cila përfshin të gjitha komponentët në fushën e inteligjencës, kundërinteligjencës dhe sigurisë dhe është autoriteti i vetëm që mbështet me informacion gjithëburimësh në fushën e shërbimit informativ ushtarak.

Kolonel Zyla nënvizoi se SHIU aktualisht  përfaqëson inteligjencën ushtarake Shqiptare në bordet e larta të NATO-s, është anëtar i qendrës së Inteligjencës së integruar të Aleancës, merr pjesë në hartimin e dokumenteve dhe vlerësimeve strategjike, etj. SHIU u krijua më 11 dhjetor të vitit 1991.

Ai mbështet Forcat e Armatosura dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik me informacion zbulimi, kundërzbulimi dhe sigurie në nivel strategjik dhe operacional në kohë paqe, krize e lufte.

SHIU grumbullon, analizon dhe identifikon të dhëna mbi veprimtari që cenojnë sigurinë kombëtare, kërcënime të mundshme ose rreziqe ndaj FA-së që vijnë nga jashtë ose që shfaqen brenda vendit./Start/

                                                                                             2011-12-13 15:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›