Klima, Kina angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje
E përditshmja “China Daily” citon një funksionar të lartë të qeverisë, i cili thekson tentativat e kryeministrit Wen Jiabao. "Axhenda e ngjeshur e kryeministrit për problemin e klimës, pasqyron se ky vend po përpiqet fuqishëm për gjetjen e rezultateve konkrete", deklaroi zyrtari.
Nga e marta e kaluar, Wen Jiabao ka folur në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, me kryeministrin etiopian Meles Zenawi, me atë britanik Gordon Braun dhe atë indian Manmohan Singh.
Gjithashtu kryeministri kinez ka shkëmbyer opinione me presidentin brazilian Lula da Silva, me atë afrikanojugor Jakob Zuma, dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
Sipas të përditshmes, në orët në vazhdim është parashikuar një bisedë e Wen me presidentin amerikan Barak Obama.
Shefi i qeverisë kineze do të shkojë në Kopenhagë mbrëmjen e nesërme për të marrë pjesë në dy ditët e fundit të samitit së bashku me njëqind kryetarë shtetesh dhe qeverish.