E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dëshmon 17-vjeçari për punën në fabrikë

Vasil Laçi, ka pohuar para togave të zeza, në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec, të Tiranës, ishin të punësuar edhe persona me moshë të vogël ose të mitur. 

Ai tha më tej se së bashku me anëtarët e familjes së tij, babain dhe nënën e tij,  ishin të  punësuar në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, ku paguheshin me 10 mijë lekë të vjetra në ditë secili. Duke folur mbi procesin e punës që bënte për c'montimin e municioneve luftarake si dhe transportimin e barutit në kontenierë, ai deklaroi se,  kishte parë edhe  bashkëmoshatarë të tij që punonin në fabrikë.  

Siç bëri të ditur 17 vjeçari,  puna në fabrikë ishte organizuar në grupe me nga 3 ose 4 puntorë, që merreshin me procese të ndryshme si demontim dhe transportim  të municioneve luftarake, fishekë dhe predha dhe barut, nën mbikëqyrjen e një specialisti. Dëshmitari tregoi se,  ishte trajnuar për punën që do bënte  vetëm tre ditët e para në fabrikë, ndërsa veglat e tij të punës ishin leva për hapjen e arkave me municion fishekë dhe predha të demontuara, pinca si dhe kaçavida.

Prej disa ditësh,  procesi për çështjen "Gërdeci", ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen nga Gjykata.  Të pandehur në këtë proces janë 29 persona shumë nga të cilët ish funksionarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, të cilët  akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008  në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pati dëme të konsiderueshme materiale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›