Gjermanet mirepresin denimet e Italise per krimet mafioze ne Duisburg

Nje gjykate ne qytetin e Lokrit ne Itali dha vendimin me burgim te perjetshem per grupin e gangstereve te klanit mafioz kalabrez me emrin Ndrangheta. Mes personave te denuar ishte edhe 32 vjecari Giovanni Strangio qe u shpall fajtor si organizatori i 6 vrasjeve te menjehershme jashte restorantit ne Gjermanine Perendimore.
Sulmi ne qendren e qytetit te Duisburgut ndodhi shume prane stacionit kryesor te trenaveJam mjaft i lumtur qe puna e shkelqyer e hetuesve ne Duisburg beri te mundur kete vendim tha ministri i Brendshem i landit te Nord Rhine-Westfalia Ralf Jaumlger. Ky sukses eshte gjithashtu edhe fale bashkepunimit te ngushte mes autoriteteve italiane dhe policise se Rinit Verior - Westfalise. Kjo tregon se bashkepunimi nderkombetar ne luften kunder krimit te organizuar po funksionon tha Jaumlger. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Organizatori i vrasjeve te Duisburgut Giovanni Strangio.
Organizatori i krimeve Strangio u arrestua ne Holande ne qytetin e Amsterdamit ne 2009 dhe hetuesit dolen ne konkluzionin se 6 vrasjet ne Duisburg ishin nje hakmarrje per nje sulm te meparshem ne 2006. Ne atentatin e asaj kohe per Krishtlindje u vra kusherira e te ndaluarit Maria Strangio.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Initiativa Mafia Jo faleminderit ne Berlin.
Keto vrasje jane pjese e sages se tmerrshme te vrasjeve midis dy klaneve te cilat mendohet se kane nisur ne vitin 1991 kur te rinj te klanit Nirta-Strangio nisen te zihen me anetaret e familjes Pelle-Voltari. Qe prej asaj kohe jane vrare 14 persona ne atentate te ndryshme por masakra e Duisburgut ishte me e renda prej krimeve.
Klani Ndrangheta qe ka bazen e tij ne Kalabri nuk eshte aq e njohur sa klanet Cosa Nostra ne Sicili apo Camorra napoletane por autoritetet kane nenvizuar rrezikun e madh per shkak te aktiviteteve te ndryshme kriminale si trafik droge apo armesh.
Autor Aurel Boric dapd dpa
Redaktoi E.Xhani